Top News – Qyteti i Gazës nën bomba / Izraeli vazhdon pushtimin, avionë e tanke në aksion
24/08/2025 12:09

Avionët ushtarakë dhe tanket izraelite bombarduan periferitë lindore dhe veriore të qytetit të Gazës gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës, duke shkatërruar ndërtesa dhe shtëpi, thanë banorët, ndërsa udhëheqësit izraelitë u zotuan të vazhdojnë me një ofensivë të planifikuar në qytet. Dëshmitarët raportuan shpërthime pa ndërprerje gjatë natës në zonat Zeitun dhe Shejaia, ndërsa tanket bombarduan shtëpitë dhe rrugët në lagjen Sabra aty pranë dhe disa ndërtesa u hodhën në erë në qytetin verior të Xhabalias. Ushtria izraelite tha të dielën se forcat e saj janë rikthyer në luftime në zonën e Xhabalias në ditët e fundit, për të hedhur në erë tunelet e militantëve dhe për të forcuar kontrollin e zonës. Ajo shtoi se operacioni atje "mundëson zgjerimin e luftimeve në zona të tjera dhe parandalon terroristët e Hamasit të kthehen për të vepruar në këto zona". Izraeli miratoi një plan këtë muaj për të marrë kontrollin e qytetit të Gazës, duke e përshkruar atë si bastionin e fundit të Hamasit. Nuk pritet që pushtimi i plotë të fillojë për disa javë, cka lë hapësirë për ndërmjetësit, Egjiptin dhe Katarin, që të përpiqen të rifillojnë bisedimet e armëpushimit mes palëve. Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, të dielën u zotua të vazhdojë me ofensivën, e cila ka ngritur alarmin jashtë vendit dhe kundërshtime brenda vendit. Të premten, Katz tha se Qyteti i Gazës do të rrafshohet nëse Hamasi nuk pranon të dorëzojë armët sipas kushteve të Izraelit dhe të lirojë të gjithë pengjet.

Top Channel/ “Të gjithë duan Huang”! Trump, Musk e 200 mijë të tjerë kërkojnë rikthimin e tij
16/11 23:34
Top Channel/ SHBA kaos edhe me bankat! Mijëra klientë nuk kanë akses në llogaritë e tyre
16/11 23:29
Top Channel/ Pattinson do të jetë James Bond i ri, do të luajë rolin e agjentit sekret 007
16/11 23:13
Top News- ‘Nuk do të ketë më ndihmë për Ukrainën’/ Le Pen paralajmëron ulje financash
16/11 22:50
Top Channel/ 400 mijë raste në vit, alarmi për imazhet e abuzimit me fëmijët të krijuara nga IA-ja
16/11 22:43
Top Channel/ Donald Trump kërkon rikthimin e Jensen Huang në krye të Nvidia-s
16/11 22:38
Top Channel/ Momenti tronditës në Peru, Papa Leoni goditet në sy nga rruazat e rruzareve
16/11 22:37
Top Channel/ OBSH ngre alarmin për rezistencës ndaj antibiotikëve mund të vrasë 39 milionë njerëz
16/11 22:34
Top Channel/Robert Pattinson bëhet James Bond i ri! Aktori britanik merr stafetën nga Daniel Craig
16/11 22:30
Top News- Parisi kundër Moskës/ ‘Do i mbrojmë me thonj themelet e sigurisë evropiane’
16/11 22:30
Top Channel/ Sulm me armë zjarri në Afrikën e Jugut, ekzekutohen 17 persona
16/11 22:28
Top News- ‘Moska kërkon tërheqjen e NATO-s’/ BE: Nuk i njohim territoret ukrainase të pushtuara
16/11 22:14
Top News – A po tërhiqet Putin nga Ukraina/ Trump – Rusia mund të ishte treguar më e ashpër
16/11 20:30
Top Channel/ Zbardhet plani i BE për emigrantët, nga 2027 do i çojë në Ruandë
16/11 19:58
Top News – ‘Riktheni Jensen Huang!’ / Musk i bashkohet fushatës pro ish shefit të Nvidias
16/11 16:40
Top Channel/ Britania rihap debatin për hyrje në BE. Dhjetë vjet pas Brexit, Burnham pranon humbjet
16/11 15:31
Top News – Flluska e Inteligjencës Artificiale do plasë / Rrezik recesioni, historia tregon…
16/11 15:06
Top News – Irani, 2500 raketa nën tokë / Bunkerët të mbushur plot, kërcënon bazat në Evropë
16/11 15:03
Top Channel/ Anulimi i samitit të NATO-s, Rutte minimizon situatwn: Aleanca, fleksibile për takimet!
16/11 15:01
Top News – 3200 emigrantë sulmojnë ishujt spanjollë / Emergjencë kombëtare, fluks masiv në Kanarie
16/11 14:39