Top Channel/ Zelensky “ia pret” shkurt Perëndimit: “Nuk i lëshojmë toka pushtuesve”!
23/08/2025 14:31

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e bëri të qartë se nuk do të heqë dorë nga asnjë pjesë e territorit ukrainas në këmbim të “paqes” me Rusinë. Vetëm me Ukrainën mund të garantohet siguria e vendeve demokratike. Qëndrueshmëria e rendit ndërkombëtar varet pikërisht nga respektimi i kufijve dhe sovranitetit të shteteve. Komentet e kreut të shtetit ukrainas vijnë në kohën kur në arenën ndërkombëtare po shtohen zërat në mbështetjen të arritjes së një marrëveshjeje paqeje mes Kievit dhe Moskës përmes një kompromisi territorial. Vetë Donald Trump, e ka lënë së fundi të kuptohet se në një fazë të caktuar të luftës, Ukraina dhe Rusia mund të detyrohen të shkëmbejnë territore si pjesë e një zgjidhjeje përfundimtare. Zelensky megjithatë nuk e pranon këtë ide, duke e cilësuar si të të rrezikshme, jo vetëm për Ukrainën, por për të gjithë botën demokratike. Ndërkohë në terren, Rusia vazhdon të shënojë fitore, e së fundit, forcat e saj në lindje të Ukrainës kanë marrë nën kontroll dy fshatra në rajonin e Donjeckut, duke rritur presionin në fushëbetejë, teksa udhëheqësit botërorë po tentojnë që të arrihet një zgjidhje diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit. Ushtria ruse po përparin në këtë rajon duke iu afruar vijës kyç të mbrojtjes të Kievit. Një ditë më parë, Trump i tha gazetarëve se do të marrë një vendim “të rëndësishëm” brenda dy javësh mbi përpjekjet për paqe në Ukrainë, duke përmendur mundësinë që Moska të përballet me sanksione të masive, ose ai tha se mund të “mos bëj asgjë”.

Top News – ‘Kthen’ Putinin në bisedimet e paqes / Witkoff çon disa ‘ide’ për marrëveshje në Rusi
21/10 15:15
Top News – 500 ditë i bllokuar në territor armik / Ushtari i plagosur evakuohet me një dron
21/10 14:59
Top News – ‘Putin humanitar’, liron amerikanin / 74 vjeçari akuzohej se kishte luftuar për Ukrainën
21/10 14:58
Top News – Jelekëverdhët ‘bëhen gati për luftë’/ Macron premton: Nuk do ketë përsëritje të trazirave
21/10 14:50
Top News – Bota në drejtim të rrezikshëm…‘Shumë larg objektivave për klimën’, apelon OKB
21/10 14:06
Top News – Mirage 2000D përplaset në tokë / Avioni francez në flakë, humb jetën piloti
21/10 13:53
Top News- Këtë të shtunë, Evropa ‘në flakë’/ Nga Parisi në Tiranë ‘kaos global’, 101 grupe në aksion
21/10 13:38
Top News – Ushtria e NATO-s në luftë kundër Huthive / Turqia kërkon lejen e parlamentit për trupat
21/10 13:37
Top Channel/ OKB kërkon fundin e dhunës / Volker Türk: Qytetarët të dëgjohen, të hetohet policia
21/10 12:36
Top Channel/ Meloni ashpërson ligjin/ Pesë vite burg për dhunën në protesta, 20 mijë euro gjobë…
21/10 12:36
Top News – Do bashkojë Teslën me SpaceX / Elon musk konfirmon bisedimet: Është një ide e mirë
21/10 12:00
Top News – Evropa po e nënvlerëson Rusinë / Merz tërheq vëmendjen: Nuk është vetëm Ukraina…
21/10 11:56
Top News – Njeriu i Trumpit takon Putinin / Witkoff në Shën Petersburg, flasin për Ukrainën
21/10 11:50
Top News – Musk urdhëroi ngadalësimin e Starlink / La në vështirësi ushtrinë ukrainase, raporton WSJ
21/10 11:43
Top News – Protestat në Itali janë “luftë hibride”, “Perëndimi s’e ka kuptuar, formë e re trazirash”
21/10 11:38
Top Channel/ Merz jep alarmin: “Europianët nuk e kuptojnë sa e rrezikshme është vërtet Rusia”!
21/10 11:32
Top News – Franca nxjerr në rrugë ushtrinë / Policia dështoi gjatë trazirave të fundjavës
21/10 11:20
Top Channel/ “Ne thyejmë vitrinat, ju merrni këpucët”: Si u “peshkuan” në rrjet të rinjtë e Milanos!
21/10 11:11
Top Channel/ Dhunuan gazetarët, policët danezë nën hetim: Urgjent masa parandalimi në të ardhmen!
21/10 11:02
Top News- Sulmet ndaj anijeve/ NATO dërgon avionë dhe dronë në Detin e Zi
20/10 23:00