Top News – Ukraina feston ditën e pavarësisë/Kryeministri kanadez mbërrin në Kiev, ‘i ftuar special’
24/08/2025 12:26

Kryeministri kanadez Mark Carney mbërriti në Kiev të dielën për të shënuar ditën e pavarësisë së Ukrainës, ndërsa udhëheqësit botërorë po shtyjnë përpara për t'i dhënë fund luftës midis Ukrainës dhe Rusisë. "Në këtë Ditë të Pavarësisë së Ukrainës dhe në këtë moment kritik në historinë e kombit të tyre, Kanadaja po rrit mbështetjen dhe përpjekjet tona drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën", shkroi Carney në X ndërsa zbarkoi në kryeqytet. Carney u ftua në Kiev si një "mysafir special", për të shënuar këtë rast, raportoi transmetuesi kanadez CBC. "Mbështetja e Kanadasë për Ukrainën është e palëkundur dhe ne jemi me ju në çdo hap të rrugës, në luftën tuaj për të mbrojtur sovranitetin tuaj dhe për të realizuar ëndrrat tuaja për vendin tuaj", tha Carney në një video të postuar në llogarinë e tij X menjëherë pas mbërritjes në Kiev. Vizita e tij në vendin e shkatërruar nga lufta erdhi ndërsa forcat ruse vazhdojnë të bëjnë përparime të ngadalta në konfliktin trevjeçar, me Moskën që njoftoi të shtunën se kishte marrë dy fshatra në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore. Vizita e Carney-t vjen gjithashtu në një kohë kur perspektivat për një samit midis presidentëve rusë dhe ukrainasë po zbehen. E diela shënon shpalljen e pavarësisë së ukrainës nga bashkimi sovjetik, në vitin 1991. Përvec vizitës së kryeministrit kanadez, presidenti Volodimir Zelenski, ndau një letër nga Mbreti Charles që i dërgonte popullit të Ukrainës "urimet e tij më të ngrohta dhe më të sinqerta". "Vazhdoj të ndiej admirimin më të madh dhe më të thellë për shpirtin e pathyeshëm të popullit ukrainas", shkruante Mbreti. "Mbetem shpresëplotë se vendet tona do të jenë në gjendje të bashkëpunojnë më tej për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme". Zelensky tha se "fjalët e mira të Mbretit janë një frymëzim i vërtetë për popullin ukrainas në kohën e vështirë të luftës". Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tha gjithashtu se flamujt ukrainas do të valëviteshin mbi Doëning Street në shenjë nderimi për përvjetorin. Ministria britanike e Mbrojtjes ka konfirmuar edhe se ekspertët ushtarakë britanikë do të vazhdojnë të stërvisin ushtarët ukrainas të paktën deri në fund të vitit 2026, me një zgjatje të Operacionit Interflex, emri i koduar që i është dhënë programit të trajnimit të Forcave të Armatosura të

Top News – ‘Kthen’ Putinin në bisedimet e paqes / Witkoff çon disa ‘ide’ për marrëveshje në Rusi
21/10 15:15
Top News – 500 ditë i bllokuar në territor armik / Ushtari i plagosur evakuohet me një dron
21/10 14:59
Top News – ‘Putin humanitar’, liron amerikanin / 74 vjeçari akuzohej se kishte luftuar për Ukrainën
21/10 14:58
Top News – Jelekëverdhët ‘bëhen gati për luftë’/ Macron premton: Nuk do ketë përsëritje të trazirave
21/10 14:50
Top News – Bota në drejtim të rrezikshëm…‘Shumë larg objektivave për klimën’, apelon OKB
21/10 14:06
Top News – Mirage 2000D përplaset në tokë / Avioni francez në flakë, humb jetën piloti
21/10 13:53
Top News- Këtë të shtunë, Evropa ‘në flakë’/ Nga Parisi në Tiranë ‘kaos global’, 101 grupe në aksion
21/10 13:38
Top News – Ushtria e NATO-s në luftë kundër Huthive / Turqia kërkon lejen e parlamentit për trupat
21/10 13:37
Top Channel/ OKB kërkon fundin e dhunës / Volker Türk: Qytetarët të dëgjohen, të hetohet policia
21/10 12:36
Top Channel/ Meloni ashpërson ligjin/ Pesë vite burg për dhunën në protesta, 20 mijë euro gjobë…
21/10 12:36
Top News – Do bashkojë Teslën me SpaceX / Elon musk konfirmon bisedimet: Është një ide e mirë
21/10 12:00
Top News – Evropa po e nënvlerëson Rusinë / Merz tërheq vëmendjen: Nuk është vetëm Ukraina…
21/10 11:56
Top News – Njeriu i Trumpit takon Putinin / Witkoff në Shën Petersburg, flasin për Ukrainën
21/10 11:50
Top News – Musk urdhëroi ngadalësimin e Starlink / La në vështirësi ushtrinë ukrainase, raporton WSJ
21/10 11:43
Top News – Protestat në Itali janë “luftë hibride”, “Perëndimi s’e ka kuptuar, formë e re trazirash”
21/10 11:38
Top Channel/ Merz jep alarmin: “Europianët nuk e kuptojnë sa e rrezikshme është vërtet Rusia”!
21/10 11:32
Top News – Franca nxjerr në rrugë ushtrinë / Policia dështoi gjatë trazirave të fundjavës
21/10 11:20
Top Channel/ “Ne thyejmë vitrinat, ju merrni këpucët”: Si u “peshkuan” në rrjet të rinjtë e Milanos!
21/10 11:11
Top Channel/ Dhunuan gazetarët, policët danezë nën hetim: Urgjent masa parandalimi në të ardhmen!
21/10 11:02
Top News- Sulmet ndaj anijeve/ NATO dërgon avionë dhe dronë në Detin e Zi
20/10 23:00