Top Channel/ “Pse më akuzon që kam ndjenja për ty”/ Selin përplaset me Mirin: Nuk e besoja, por…
09/03/2026 22:41

Selin dhe Miri janë kthyer nga miq në rivalë. Dy banorët e Big Brother VIP 5 nuk i kanë kursyer përplasjet me njëri-tjetrin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Të dy ata vendosën që të sqarohen se si lindën debatet e tyre, duke u kthyer te pyetjet që i bënë njëri-tjetrit në Prime, nëse kanë ndjenja. Selin e ka pyetur se përse Miri ka vazhduar me akuza edhe pasi e mori përgjigjen, ndërsa ky i fundit u shpreh se nuk ka bërë asnjë akuzë, teksa pyetja erdhi si një shpjegim që i detyrohej atij, familjes së tij dhe publikut. Selin: Si del ti të akuzosh një vajzë që ka ndjenja për ty? Miri: Nuk akuzova. Selin: Po, ti ke akuzuar. Miri: Jo, unë të kam pyetur. Vajzë e dashur, siç më ke pyetur ti, si e dallon me eksperiencën tënde që një mashkull ka ndjenja për ty. Selin: Unë nuk e kam ndjerë. Miri: As unë. Selin: Unë kam thënë që instinkti im femëror nuk gabon. Instinkti im është shumë i lartë. E kam thënë që Miri nuk ka ndjenja për mua, nuk më ka ngacmuar ndonjëherë seksualisht. Kur kemi bërë debatin tonë, të kam thënë që nuk i kam ndjerë ndonjëherë këto gjëra, por duke dëgjuar 15 veta që më akuzojnë, po të pyes. Kur mora përgjigjen çfarë bëra unë? Shkova te njerëzit e tjerë, apo e lashë me përgjigjen “Jo” dhe nuk të kam ngacmuar më? Miri: Kush është pyetja? Se po bën një koment kot tani. E ka parë gjithë dynjaja atë. Selin: Në momentin që ti pyete nëse kam ndjenja për ty dhe unë të thashë “Jo”, ti pse vazhdove në vijim me akuzat e tua dhe të lejosh njerëzit të flasin që unë kam ndjenja për ty. Pse vazhdove akuzat kundrejt meje? Miri: Unë nuk kam vazhduar asnjëherë të të akuzoj ty kur ti je përgjigjur “Jo” për këtë gjë. Nuk e kam vazhduar kurrë më dhe nuk e kam bërë vetë një akuzë të tillë. Jam detyruar edhe unë të futem në siklet te kjo gjë dhe të pyes ty siç më ke pyetur dhe ti mua. Është e njëjta situatë. Siç kishe ti merakun duke dëgjuar 15 veta këtu që mua më akuzojnë për këtë gjë, edhe unë kisha të njëjtin merak… Selin: Sa veta ke dëgjuar ti? Miri: Një e gjysmë. Kam thënë që nuk e besoj këtë gjë, por i detyrohem vetes time, publikut dhe familjes time që të të pyes ty drejtpërdrejtë. Ke thënë “Jo” dhe nuk e kam komentuar. Vazhdimi i pyetjes me koment është, pse nuk i mbyll ti gojën atyre? E more përgjigjen? Selin: Përgjigje alla-Miri se do Miri të kthejë përgjigje. Pyetja ime e radhës është, përse ti nuk ke akuzuar më pasi ke marrë përgjigjen, por sa herë që dy veta ta kanë hapur këtë temë bisede, ti i ke dëgjuar, i ke mbështetur dhe del një klip në Prime.

Top Channel/ Ç’nuk u pa në festën private të BBV5, armiqësitë mes konkurrentëve, Selin dhe Miri në..
21/04 12:18
Top Channel/ “Sot i puthim në faqe të gjithë banorët”, Arbri dhe Monika flasin pas BBV 5
21/04 11:25
Top Channel/ Përballja e fortë me Rogertin, çfarë i tha finalisti aktorit që e imiton në Portokalli
21/04 11:13
Top Channel/ Shëndriti zbulon takimin me mamanë e Selin: Një derë e hapur në Tiranë…
21/04 11:12
Top Channel/ Sonte finalja e Big Brother VIP, spektakël gjigant në Top Channel! Kush do fitojë?
18/04 20:07
Top News – Finalja e ‘BBVA’ po afron! Spektakël dhe emocione si kurrë më parë, surprizat e mbrëmjes
18/04 17:20
Top News- Mysafir VIP në Shtëpinë e Big Brother, surprizojnë banorët dy ditë para finales së madhe
16/04 22:33
Top Channel/ Deklaruan se ishin ndarë, por kamerat i nxorën ‘zbuluar’, çfarë po ndodh me…
15/04 22:35
Top Channel/ Selin thyen kutinë e fundit të emergjencës në Big Brother, ja se çfarë shkruhej në zarf
14/04 20:08
Top Channel/ “Duro dhe pak shpirt”, DJ Gimbo ka një mesazh për Selin dhe një kërkesë për fansat…
14/04 20:06
Top Channel/ Miri thyen kutinë e dytë të emergjencës, çfarë shkruhej brenda në zarf
13/04 22:00
Top Channel/ “Hajdeni peshqit e mi”, Rogerti thyen kutinë e emergjencës, nuk përmbahet ndaj…
12/04 14:26
Top Channel/ Rrëfimi tronditës i Stenaldos pas ekzekutimit të babait, xhaxhallarët morën gjakun
10/04 23:24
Top Channel/ “Turp të vijë që…”, Rogerti debaton me Brikenën: Nuk mundesh të më njollosësh…
08/04 22:35
Top Channel/ “Sa egoist që je”, Selin i kundërvihet Mateos: Para vetes tënde…
08/04 22:32
Top Channel/ Sqarime me Mirin dhe Rogerti, Selin sqaron situatën me babain: Në burg…
08/04 22:32
Top Channel/ “Pse më ftove në dasmë kur nuk më ke shok”, përplasjet mes Mirit dhe Mateos vazhdojnë
07/04 19:41
Top Channel/ Dasmë në shtëpinë e Big Brother VIP, Brikena dhe Mateo kurorëzojnë dashurinë e tyre
06/04 22:53
Top Channel/ Dasma e dytë në Big Brother, Brikena dhe Mateo kurorëzojnë sot dashurinë e tyre
06/04 21:03
Top Channel/ A do e prishë dasmën e Brikenës dhe Mateos? Rogerti paralajmëron: Do të mbaj një super…
06/04 19:11