Top Channel/ Panairi i veshjeve tradicionale/ Lezhë, “art dhe zeje” bën bashkë artizanët
22/04/2023 20:13

Qilima, mbulesa tavoline, veshje tradicionale e të tjera punime të punuara me dorë janë ekspozuar në një panair në sheshin “Gjergj Kastrioti” në Lezhë. Panairi “Arte dhe Zeje” bëri bashkë këtë të shtunë artizanë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia. Frika se modernia shumë shpejt mund të “nxjerrë nga moda” dhe zhdukë traditën nuk ka vend për Tereze Gegën, organizatore e aktivitetit, njëherazi një nga artizanet më të vjetra në Lezhë. Ndërsa na tregon rëndësinë e panairit, ajo thotë se tashmë tradita po gërshetohet me modernen. Për artizanët kjo ishte një mundësi e mirë për të paraqitur në tenda punimet, që vijnë falë përkushtimit dhe dashurisë për mjeshtërinë e krijimit me dorë. Interesi ishte i lartë dhe nga qytetarët, të cilët nuk nguruan të blinin punimet. Tradita e krijimit të punimeve me dorë, fillimisht si nevojë dhe më pas si dëshirë për t’u trashëguar, është e lashtë, por asnjëherë e harruar. Janë pikërisht këto panaire, që na kujtojnë edhe njëherë punën, përkushtimin e pasionin, që fshihet pas krijimeve të artizanëve. Është hera e parë në Shqipëri, kaluam shumë mirë sot, dita më e bukur, moti është shumë i mirë. Bleva këtë pijen dhe do ta provoj. Pashë njerëzit që po kërcenin dhe u mundova të mësoj diçka. U kënaqa shumë.

Top Channel/ “Ditët e Mios” në Korçë/ Artisë nga e gjithë bota e shndërruan qytetin në qendër arti
01/11 12:27
Top Channel/ Gati fondi për artin, për çfarë do përdoren 10% e kursimeve nga tenderët
29/10 20:04
Top Channel/ Publicisti Nano flet për romanin e ri “Odeja e gëzimit”: BE po na e japin si dhuratë
28/10 20:04
Top Channel/ Muzika klasike në Lezhë, Pianoja dhe flauti bëjnë bashkë artdashësit
28/10 12:56
Top Channel/Korça kryeqytet i filmit të shkurtër, mbi 100 filma nga e gjithë bota, sjell risitë e AI
27/10 13:47
Top Channel/ Librat që thyen izolimin/ Ekspozita që zbulon një histori të harruar në Shqipëri
25/10 15:29
Top Channel/ Festa e 155-vjetorit të Fishtës në Lezhë, 83 vepra në garë për çmimet letrare
23/10 19:57
Top Channel/ Ligji për të drejtat e autorit, përfaqësues ligjorë për platformat e huaja në Shqipëri
22/10 20:18
Top Channel/Dritëroi, shtëpi-muze në Devoll. Në 95-vjetorin e lindjes, Menkulasi nderon shkrimtarin
13/10 20:08
Top Channel /“Mrekullitë e Arbërisë” në skenë. Vallja e Osman Takës dhe instrumenteve tradicionale
13/10 20:04
Top Channel/ Drafti i rishikuar: 70% e buxhetit për filmin, detyrime për kinematë private
12/10 15:30
Top Channel/ Lasgushi e Kuteli, rrezikohen banesat/ Auron Tare: Rrezikohet trashëgimia kulturore
11/10 12:27
Top Channel/ Açka sjell trilogjinë “1914”. Pas 15 vitesh punë, shkrimtarja rrëfen ngjarjet
10/10 20:44
Top Channel/Trilogjia “1914”! Pas 15 vitesh punë, Açka rrëfen ngjarjet që tronditën shtetin shqiptar
10/10 15:33
Top Channel/ “Akullthyesit” sërish në skenë, pas 25 vitesh, grupi i rrokut rikthehet në Elbasan
10/10 12:30
Top Channel/ Zëra të rinj për isopolifoninë, Roland Çenko zbulon talente në shkolla
10/10 12:28
Top Channel/ “Mbaje frymën” vjen në shqip, romani prezantohet në Festivalin Letrar për të Rinj
10/10 12:28
Top Channel/ Hiqet portreti i Zervës/ Ishte ekspozuar në Dropull. Reagon ashpër shoqata e Çamërisë
09/10 15:32
Top Channel/ Adem Shehi, historia në film. Komandanti i Brigadës 153 nderohet në Tiranë
09/10 15:30
Top Channel/ Poetja Anne Carson fiton Nobel në Letërsi! Studiuesit: Rikthim te letërsia klasike
08/10 19:59