Rey Manaj doli sot në konferencën për shtypin. Sulmuesi u aktivizua si titullar në duelin Kroaci-Shqipëri 2-2, sfida e dytë e kombëtares shqiptare në grupin B të Euro 2024. Në fjalën e tij, 27-vjeçari u ndal te barazimi me kroatët, ecuria e kuqezinjve deri tani në Europian. Si dhe “finalja” e së hënës përballë Spanjës.