Top Channel/ Nga Brigitte Bardot tek Robert Redford e Chris Rea, yjet që bota humbi këtë vit!
30/12/2025 15:48

Bota e filmit, muzikës dhe televizionit humbi një sërë emrash të njohur këtë vit. Kaq të ngjeshura ishin njoftimet e trishta, sa ndjesia e krijuar ishte sikur këtë radhë, lajmet e konbshme qenë më të shumta se herë të tjera, dhe rrallimi i plejadës së vjetër të të famshmëve anekënd globit, edhe më i dukshëm se më parë. E fundit në listë, Brigitte Bardot, ylli i padikustueshëm i kinemasë franceze në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar, simbol i sensualitetit femëror, por edhe i thyerjes së tabuve e cila ndërroi jetë në moshën 91 vjeçare në Saint Tropez, ku jetonte prejt vitesh e tërhequr nga publiku. Presidenti francez Emmanuel Macron e nderoi si "një legjendë të shekullit". Ajo mishëroi një jetë të lirë, ishte mesazhi i tij në platformën X. Përpara saj, bota u përball me lajmin e ndarjes nga jeta të një tjetër gruaje të rëndësishme të ekranit të madhe, që arriti të ngrihej në nivelet e legjendës në Hollivud, Diane Keaton, e famshme për rolet e saj ikonike në filma aq të dashur për publikun si Annie Hall, The First Wives Club, apo The Godfather, por edhe për faktin që falë shijeve personale, arriti të cimentonte statusin e vet edhe si një ikonë mode në majat e kësaj industrie. Keaton vdiq në 11 tetor në moshën 79 vjeç, larg shkëlqimit të Hollivudit që pati shënjuar vitet më të rëndësishme të jetës së saj. Në 2025-sën, publiku humbi edhe yllin italian, Claudia Cardinale, e cila la gjurmën e saj në disa prej filmave më të famshëm në historinë e kinemasë si krijimi i pavdekshëm i Sergio Leone-s, Once Upon a Time in the Ëest. “Djali i artë” i Hollivudit, Robert Redford, u shua dhe ai këtë vit. Redford, trashëgimia e të cilit mbetet e rrënjoshur në historinë e kinetamografisë, ishte edhe themeluesi i Festivalit të famshëm të Filmit Sundance. Mbetet i paharruar për brezat interpretimi i tij në filma si Butch Cassidy, Three Days of the Condor apo All the President's Men. Michael Madsen nuk jetoi dot më shumë se 67 vjec; ataku kardiak ia preu jetën në mes aktorit të njohur për bashkëpunimet me Quentin Tarantinon, e sidomos interpretimin brilant në Kill Bill me Uma Thurman. Legjendari Ozzy Osbourne, vokalisti i Black Sabbath dhe ylli i reality shoë-t, u shua më 22 korrik. Ai ishte 76 vjeç dhe vetëm disa javë para vdekjes, së bashku me grupin e tij të famshëm të rokut performuan një shfaqje lamtumire para një turme prej 40,000 veësh në qytetin e tij të lindjes. Chris Rea, kantautori britanik me ndikim të patjetërsueshëm në muzikën rock dhe blues, ndërroi jetë vetëm 3 ditë përpara Krishtlindjes në moshën 74 vjecare. Hitet e tij megjithatë, si "Auberge", "On the Beach" dhe "Road to Hell", do të vazhdojnë të jehojnë ndër vite.

Top News – Shuhet këngëtari i buzuqeve greke. Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare
09/09 21:30
Top Channel/ Dënohet Gjesti! U fut me armë në studion muzikore. Veprimi i papritur në Gjykatë
07/09 21:03
Top News- Dënohet Gjesti! Sa vite burg do vuajë për armëmbajtje dhe kanosje, pas vendimit… kërcen
07/09 21:00
Top Channel/ Arrestohet Joz Marku, zbardhet ngjarja e rëndë në Tiranë
05/09 13:23
Top Channel/ “Shaje Gjestin, ulu në gjunjë dhe…”, Jozi tregon pse dhunoi Edin e Përputhen
04/09 20:43
Top Channel/ Ariana Grande i jep lamtumirën skenës mes lotësh, deklarata e saj emocionon fansat
02/09 23:05
Top Channel/ “Nuk kam kohë të plakem”, zbulohen fjalët e fundit të artistes ikonike para vdekjes
26/08 21:49
Top Channel/ “Ma shpifni”, ish-moderatorja e “Goca dhe Gra” ‘shpërthen’: Meshkuj, do ju fëlliq
26/08 19:42
Top Channel/ Ish-moderatorja e Goca dhe Gra ‘shpërthen’ në rrjetet sociale: Meshkuj, ma shpifni
26/08 17:19
Top Channel/“Gjithë ditën kam pritur të vish”,ditëlindja e parë pa Shpatin, rrëfimi prekës i Selvisë
24/08 21:20
Top Channel/ Në lidhje me yllin e OnlyFans? Ylli i Arsenalit “kapet” nga fansat, zbulohet e vërteta
12/08 22:13
Top Channel/ Yamal tradhton të dashurën? Si qëndron e vërteta e fotove me vajzën misterioze në bikini
11/08 21:57
Top News – Ariana Grande ‘braktis’ karrierën. Aktorja dhe këngëtarja e mërzitur nga fama e madhe
03/08 13:19
Top News – Ndahet nga jeta ylli i ‘Jurassic Park’ / Aktori Sam Neill vdes në moshën 78 vjeçare
13/07 13:57
Top Channel/ Nga divorci me Elian dhe dhuna, te martesa me fotografen, ky është djali i Princ Lekës
11/07 10:08
Top News – Shuhet ylli i Popit Bonnie Tyler / Këngëtarja e ‘Eotal eclipse of the Heart’
09/07 15:14
Top Channel/ Qeni i sulmon pastruesen e shtëpisë, Chris Brown në telashe, urdhërohet të…
01/07 22:56
Top Channel/ Taylor Swift dhe Travis Kelce drejt martesës? Zbulohen detaje nga festa gjigante
26/06 20:03
Top Channel/ Ribashkohen Mateo dhe Brikena? Çfarë ndodhi në Top Arena mes ish-çiftit të BBVIP
22/06 22:31
Top Channel/ “Shëmtirë, idiote…”! “Shpërthejnë” ofendimet mes Zegjinesë e influenceres: Analfabete
09/06 13:20