“Grushti i Hekurt” bashkoi boksierët më të mirë shqiptar në një mbrëmje të madhe, që u zhvillua në sallën e lojërave “Feti Borova” dhe që u transmetua drejtpërdrejt në SuperSport 4. Ndeshja kryesore e mbrëmjes ishte ajo mes Nelson Hysës dhe afrikanit Vikapita Meroro. Nelson Hysa ia doli me sukses ndaj boksierit që ishte gjithashtu kampion i Afrikës. Ndeshja nuk shkoi përtej raundit të tretë nga tetë të mundshme teksa boksieri shkodran hodhi në tokë kundërshtarin në momentin e parë që e gjeti zbuluar.