Top Channel/ “Në restorant shkuam për të darkuar”, zbardhet dëshmia e Antonela Berishës: Motra ka…
18/10/2024 21:23

Antonela Berisha, që së bashku me motrën, Mariela Berishën, dhunuan dy muaj më parë blogeren Klea Prenga, kërkoi falje në gjykatë. Sipas saj, në restorant kishin shkuar për të darkuar, por për shkak të sjelljes së Kleas, në gjaknxehtësi e sipër, Mariela mori gotën dhe e qëlloi. Në gjykatë, Antonela kërkoi falje dhe u shpreh e gatshme të ndihmojë të renë e dhunuar, ndërsa shtoi se motra e saj nuk është në gjendje të mirë psikologjike. “Më vjen shumë keq për çfarë ka ndodhur. Nuk ka qënë aspak qëllim i yni që të ndodhte një ngjarje dhe aq më tepër një pasojë e tillë. Kemi shkuar në restorant, të dyja me motrën për të darkuar. Në një moment ajo është ngritur rrëmbyeshëm nga tavolina, e provokuar nga sjellja e viktimës. Në gjaknxehtësi e sipër, aty në moment, ka rrëmbyer një gotë dhe e ka qëlluar viktimën. Kam ndërhyrë mes tyre vetëm për t’i ndarë, dhe mbi të gjitha për të mbrojtur motrën time. Ka një vit që nuk ndihet aspak mirë. E provokuar në mënyra të ndryshme. Më vjen shumë keq dhe nuk e shikoj dot motrën time në këtë gjëndje. Kërkoj ndjesë, dhe jam e gatshme të bëj gjithçka për të normalizuar marrëdhëniet dhe për ta ndihmuar viktimën të rehabilitohet fizikisht, për sa na takon. Kërkoj ndjesë publike përpara Gjykatës”. Gjykata vendosi masën detyrim paraqitje për Antonelën dhe arrest në shtëpi për Marielën. Antonela dhe Mariela Berisha, të cilat ishin shpallur në kërkim pasi dy muaj më parë dhunuan modelen Klea Prenga në një restorant në kryeqytet, duke e shpërfytyruar, u vetëdorëzuan në polici dy ditë më parë. Klea Prenga kallëzoi motrat Berisha pas ngjarjes, teksa edhe nga pamjet e publikuara, e reja ka qenë duke konsumuar ushqim me disa shoqe ku shfaqen dy motrat të cilat e sulmuan. Shkak i ngjarjes mësohet se kanë qenë dyshimet e Mariela Berishës se burri i saj e tradhtonte me 24-vjeçaren. Si shenjë hakmarrje dy motrat, kanë shkuar në restorantin në kryeqytet ku ndodhej Klea Prenga dhe e kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 6 gushtit.

Top Channel/ Puthje pasiononte, balerina shqiptare konfirmon lidhjen me këngëtaren italiane
18/05 21:33
Top News – Shakira shpallet e pafajshme. Fiton gjyqin me tatimet spanjolle, i kthehen 55 mln euro
18/05 18:49
Top News – ‘Nan’ gati për finalen e madhe. Eurovision 2026, Alis performon i pesti sonte
16/05 14:01
Top News – Shqipëria shkon në finalen e madhe /Alis me ‘Nan’, performancë e jashtëzakonshme në Vjenë
15/05 11:37
Top News – Dua Lipa padit Samsungun / 15 milionë dollarë dëmshpërblim për imazhin
11/05 14:12
Top News- Çfarë po përflitet? Selin dhe Dj Gimbo kanë qenë në marrëdhënie para hyrjes në BBVA?
04/05 22:43
Top Channel/ Shakira ndez Copacabana/ “Brazil, të dua!”, mbi 2 milionë njerëz mblidhen në koncert
03/05 11:37
Top News- Selin mban premtimin e BBVA, bashkë me Gimbon në mbështetje të fëmijëve jetimë
02/05 19:36
Top Channel/ Ç’nuk u pa në festën private të BBV5, armiqësitë mes konkurrentëve, Selin dhe Miri në..
21/04 12:18
Top Channel/ “Sot i puthim në faqe të gjithë banorët”, Arbri dhe Monika flasin pas BBV 5
21/04 11:25
Top Channel/ Përballja e fortë me Rogertin, çfarë i tha finalisti aktorit që e imiton në Portokalli
21/04 11:13
Top Channel/ Shëndriti zbulon takimin me mamanë e Selin: Një derë e hapur në Tiranë…
21/04 11:12
Top Channel/ Sonte finalja e Big Brother VIP, spektakël gjigant në Top Channel! Kush do fitojë?
18/04 20:07
Top News – Finalja e ‘BBVA’ po afron! Spektakël dhe emocione si kurrë më parë, surprizat e mbrëmjes
18/04 17:20
Top News- Mysafir VIP në Shtëpinë e Big Brother, surprizojnë banorët dy ditë para finales së madhe
16/04 22:33
Top Channel/ Deklaruan se ishin ndarë, por kamerat i nxorën ‘zbuluar’, çfarë po ndodh me…
15/04 22:35
Top Channel/ Selin thyen kutinë e fundit të emergjencës në Big Brother, ja se çfarë shkruhej në zarf
14/04 20:08
Top Channel/ “Duro dhe pak shpirt”, DJ Gimbo ka një mesazh për Selin dhe një kërkesë për fansat…
14/04 20:06
Top Channel/ Miri thyen kutinë e dytë të emergjencës, çfarë shkruhej brenda në zarf
13/04 22:00
Top Channel/ “Hajdeni peshqit e mi”, Rogerti thyen kutinë e emergjencës, nuk përmbahet ndaj…
12/04 14:26