Top Channel/ NATO miraton forca shtesë për Kosovën: Çelësi i sigurisë dialogu
29/09/2023 18:37

NATO-ja tha se ka miratuar forca shtesë për Kosovën pas sulmit të 24 shtatorit mbi policinë e Kosovës, por nuk dha më shumë hollësi për numrin e forcave. Në një njoftim të NATO-s thuhet se Këshilli i Aleancës u takua sot për të diskutuar situatën në Kosovë, duke shprehur shqetësimin e thellë për tensionet në rritje në veri të Kosovës. Në njoftim thuhet se KFOR-i ka një prani të dukshme në mbarë Kosovën dhe do të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë ata që jetojnë në Kosovë. “Që nga maji, ne kemi shtuar praninë e KFOR-it. Vetëm dje Këshilli i Atlantikut të Veriut autorizoi forca shtesë për të trajtuar situatën aktuale”, thuhet në njoftim, por nuk jepen më shumë hollësi për numrin e trupave. Në njoftim thuhet se NATO-ja do të vazhdojë të sigurohet se komandanti i KFOR-it të ketë burimet dhe mundësitë që KFOR-i të përmbushë mandatin e tij dhe është e gatshme të ofrojë mundësi të mëtejshme për praninë e KFOR-it sipas nevojës. “U bëjmë thirrje të gjitha palëve që urgjentisht të shtensionojnë situatën. Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, si mënyra e vetme për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura dhe për të arritur zgjidhje që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve. Ky është çelësi për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetin në rajon”, thuhet në njoftim. Të dielën me 24 shtator një grup i armatosur serb sulmoi policinë duke vrarë një oficer të policisë dhe plagosur një tjetër. Më pas grupi hyri me forcë në manastirin ortodoks në fshatin Banjskë duke vazhduar të qëllojë mbi policinë. Përleshja përfundoi kur shumica e sulmuesve u arratisën. Tre nga sulmuesit e armatosur mbetën të vrarë. Ngjarjet e së dielës janë cilësuar si sulm terrorist nga institucionet e Kosovës dhe diplomatët perëndimorë, ndërsa Serbia mohon përfshirjen në sulm.

Top News-Gjashtë vite nga gjykimi në Hagë, Thaçi: Do dal i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi
05/11 22:45
Top News – Drogë nga Irani drejt Kosovës/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikimit, 5 të arrestuar
04/11 15:34
Top News – Macron, letër presidentes së Kosovës / Uron për detyrën, kërkon përparim drejt BE-së
04/11 15:25
Top News – Kosova ende larg Bashkimit Evropian / ‘Ngec’ në reformat kyçe, politika ‘pengon’
04/11 15:11
Top Channel/ U vra nga burri me armë në mes të Prishtinës, Ngrihet akt-akuzë 15 vite pas krimit
03/11 20:19
Kosova me buxhet 4.27 miliardë euro, Qeveria llogarit pagën e 13-të
02/11 22:45
Top News- Kosova miraton projektbuxhetin/ Kurti: Rritje pagash dhe shtesash për fëmijët
02/11 22:26
Top News- ‘Dorëzoni terroristët e Banjskës’. Prishtina kërkesë Gjermanisë:Ushtrojini presion Serbisë
02/11 19:00
Top News – Kosova nuk prish dot paratë. 70 për qind e buxhetit e pashpenzuar deri në shtator
02/11 17:40
Top Channel/ Gjyshi vret të birin dhe mbesën, 27 vjeçari e foshnja 3 muajshe pa jetë në banesë
02/11 12:43
Top News – ‘Albin Kurti Out’, ‘Keni dështu’ / Protestë në Prishtinë, kërkohet dorëheqja
01/11 17:15
Top News – Qeveria Kurti nuk ka asnjë plan! Opozita kritikon, pozita premton vizionin
01/11 14:59
Top News- ‘LVV s’ka lidhje me protestat në Shqipëri’/ Kurti: Kosova s’është rivale e Shqipërisë
01/11 10:42
Top News – ‘Mos bëni kurban policin’. PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës
30/10 19:30
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë/Ministrat dalin në konferencë, nk japin dorëheqje
30/10 15:21
Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme? Andoni: Ambasadorët janë aty… | Breaking
30/10 14:00
Urgjente/ Dorëheqja e ministrit Sveçla?! Analisti i tronditur nga vrasja e paralajmëruar
30/10 14:00
Top News – Protestuesit duan dorëheqjet e ministrave. Nga detyra largohet drejtori i policisë
30/10 14:00
Top News – Kush e vrau Arlinda Zekajn / Qendra sociale, prokuroria e policia…të gjithë gabuan
30/10 13:07
Top News – Institucionet nuk vepruan. Por Gërvalla nuk jep dorëheqjen për vrasjen e Arlinda Zekajt
30/10 13:07