Top Channel/ Ministri gjerman: Kosova veproi në mënyrë të arsyeshme pas provokimit në veri
04/10/2023 22:27

“Kam vërtet respekt të thellë për reagimin shumë të arsyeshëm që qeveria e Kosovës dhe policia ka treguar pas provokimit në veri”, kështu u shpreh Ministri i Ushqimit dhe Bujqësisë në Gjermani, Cem Ozdemir, pas takimit që zhvilloi me kryeministrin Albin Kurti. Pas vizitës në Kosovë, që erdhi pas më shumë se një jave nga sulmi në Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, ai përcolli qëndrimin gjerman duke theksuar se Pavarësia e Kosovës duhet të respektohet. “Është në duart tona të sigurohemi që historia të mos përsëritet. Prandaj, më lejoni të shpreh se është jashtëzakonisht e rëndësishme që rruga përpara të shkojë drejt paqes, rruga përpara të ecë drejt respektimit të kufijve, që pavarësia e Kosovës të respektohet”, ka theksuar ministri gjerman. Ndër të tjera ai shtoi se është e nevojshme të flitet për gjendjen e minoritetit serb në veri, por brenda kufijve të Kosovës, teksa shtoi se ky mbetet qëndrimi I vendit të tij. Gjatë vizitës Cem Ozdemir e konsideroi të vështirë situatën që Kosovë po kalon, pas sulmit të rëndë terrorist. Ministri gjerman vizitoi Kosovën për bashkëpunimet mes dy vendeve, por edhe në shenjë solidariteti. Pamjet: AFP

Top News-Gjashtë vite nga gjykimi në Hagë, Thaçi: Do dal i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi
05/11 22:45
Top News – Drogë nga Irani drejt Kosovës/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikimit, 5 të arrestuar
04/11 15:34
Top News – Macron, letër presidentes së Kosovës / Uron për detyrën, kërkon përparim drejt BE-së
04/11 15:25
Top News – Kosova ende larg Bashkimit Evropian / ‘Ngec’ në reformat kyçe, politika ‘pengon’
04/11 15:11
Top Channel/ U vra nga burri me armë në mes të Prishtinës, Ngrihet akt-akuzë 15 vite pas krimit
03/11 20:19
Kosova me buxhet 4.27 miliardë euro, Qeveria llogarit pagën e 13-të
02/11 22:45
Top News- Kosova miraton projektbuxhetin/ Kurti: Rritje pagash dhe shtesash për fëmijët
02/11 22:26
Top News- ‘Dorëzoni terroristët e Banjskës’. Prishtina kërkesë Gjermanisë:Ushtrojini presion Serbisë
02/11 19:00
Top News – Kosova nuk prish dot paratë. 70 për qind e buxhetit e pashpenzuar deri në shtator
02/11 17:40
Top Channel/ Gjyshi vret të birin dhe mbesën, 27 vjeçari e foshnja 3 muajshe pa jetë në banesë
02/11 12:43
Top News – ‘Albin Kurti Out’, ‘Keni dështu’ / Protestë në Prishtinë, kërkohet dorëheqja
01/11 17:15
Top News – Qeveria Kurti nuk ka asnjë plan! Opozita kritikon, pozita premton vizionin
01/11 14:59
Top News- ‘LVV s’ka lidhje me protestat në Shqipëri’/ Kurti: Kosova s’është rivale e Shqipërisë
01/11 10:42
Top News – ‘Mos bëni kurban policin’. PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës
30/10 19:30
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë/Ministrat dalin në konferencë, nk japin dorëheqje
30/10 15:21
Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme? Andoni: Ambasadorët janë aty… | Breaking
30/10 14:00
Urgjente/ Dorëheqja e ministrit Sveçla?! Analisti i tronditur nga vrasja e paralajmëruar
30/10 14:00
Top News – Protestuesit duan dorëheqjet e ministrave. Nga detyra largohet drejtori i policisë
30/10 14:00
Top News – Kush e vrau Arlinda Zekajn / Qendra sociale, prokuroria e policia…të gjithë gabuan
30/10 13:07
Top News – Institucionet nuk vepruan. Por Gërvalla nuk jep dorëheqjen për vrasjen e Arlinda Zekajt
30/10 13:07