Paris Hilton një personazh i famshëm i botës rozë në Amerikë ka bërë thirrje që Kongresi të miratojë një ligj për të ndaluar dhunën në qendrat e rehabilimit të fëmijëve. Së bashku me një grup protestuesish dhe senatorësh, Hilton bëri me dije se ajo vetë kishte qenë pjesë e këtyre qendrave ku kishte përjetuar dhunë sistemike fizike, seksuale dhe emocionale.