Top Channel/ Kurti tregon prapaskenat e negociatave për presidentin, akuzon opozitën: Ne propozime…
28/04/2026 17:38

Kryeministri i Kosovës, njëherësh kreu i LVV-së, Albin Kurti, akuzoi partitë opozitare se me mospjesëmarrje në seancën për zgjedhjen e presidentit po tregojnë se “nuk kanë qëllim tjetër përveç se bllokimit”. Kurti tregoi prapaskenat e negociatave, ku përmendi ofertat që i ka bërë PDK-së dhe LDK-së për çështjen e presidentit, të cilat janë refuzuar, duke thënë se ai ka bërë propozime konkrete, por është përballur me refuzime. “Konsideroj se është bërë mjaftueshëm e qartë që opozita në Kosovë nuk ka qëllim tjetër përpos bllokimit. Prej disa kohesh veprimet janë kundër institucionaliste. Ajo është e interesuar në bllokimin e qeverisë tonë. E gjithë kjo bllokadë përmes bojkotit të seancave plenare nuk mund të quhet ndryshe pos mosnjohje e rezultatit zgjedhore. Dëshmi për bllokadën është edhe një fakt tjetër, për ta kundërshtuar pakon ekonomike për qytetarët, rishikimin e buxhetit, u mobilizuan të gjithë përfshirë edhe listën serbe kurse për president nuk po vijnë në sallë. Me bindjen se nuk i duhen bllokadat, me besimin e plotë që nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, meqë kemi mbajtur mjaftueshëm dhe rezultati ka qenë i qartë, ndërkohë që vendit do ia humbnim mbi 10 milionë euro për zgjedhje, pa përmendur miliona të tjerë nëse nuk kemi kuvend funksional dhe duke pasur parasysh rrethanat globale i kemi bërë të gjitha për të mos shkuar në zgjedhje. I ftova disa herë në takim, kryetarin e LDK-së, Abdixhikun e PDK-së, Hamza. Ata nuk kanë ofruar propozime, unë në vazhdimësi kam dhënë propozime. Ne propozime ata refuzime. Të shtunën e bëmë edhe një hap tutje, kërkuam nga opozita të sjellin tre emra, ku përpos nënshkrimeve njërin do e votonim. Ne u thamë, po bëhemi bashkë me juve e ti propozojmë tre kandidatë të gjitha propozimet tuaja. Asnjë propozim e shtymë afatin për kohë shtesë, kot sepse refuzim sërish. Dje ftuam debat parlamentar. E keni parasysh që më nuk mund t’i takojë, refuzojnë. As në debat nuk erdhën, u detyruam të flasim ne me qyetarët. Nuk erdhën në debat, nuk erdhën në takim. Konjufca e Muhalxha, hapën rrugë. Në këtë mënyrë edhe një mundësi për propozime të reja. Sërish asgjë, refuzim përsëri. Me qëllim që vendit t’i japim president të ri, ofruam edhe dy propozime të reja. Ku për së paku njërën prej tyre ka koncensus shoqëror. Hatixhe Hoxha dhe Feride Rushiti. Kur Rushiti nderohej për çmime presitgjioze, opozita krenohej me të. Ta zëmë postime si ajo e ish shefes së GP LDK-së, Hykmete Bajrami e pastaj nga PDK, Vlora Citaku. Sot doli përmes vlora citaku doli duke kërkuar tëheqjen e znj. Rushiti. Si është e mundur gjithë ato vargje për zonjën rushiti dje, e sot nuk e marrin mundin të vijnë në sallë. Refuzim që të marrin përgjegjësi, madje duke dërguar kërcënime ndaj një gruaje. I bëj thirrje të vijnë në Kuvend. “

Top Channel/ Ligji për “specialen” në Kosovë, Kuvendi nderon luftëtarët e lirisë
26/11 19:45
Top Channel/ 29 vjet nga dalja publike e UÇK, Kuvendi i Kosovës nderon luftëtarët e lirisë
26/11 14:52
Top News – Sekuestrohen mbi 1 milion euro. Tre të arrestuar në Kosovë, mashtruan e zhvatën qytetarët
26/11 14:11
Top Channel/ BE, Shqipëria merr fondet e Kosovës? Von der Leyen: “I kalojnë kujt e meriton”!
26/11 12:01
Top News- Kurti nuk tërhiqet për Milan Radoiçiç/ Kërkon nga Brukseli që Serbia ta dorëzojë
25/11 22:10
Top News- Tetë gra të vrara në 2026 në Kosovë/ Shifra të larta, mbi 2.000 raste dhune në familje
25/11 21:30
Top News – Kurti kërkon hapjen e negociatave. ‘Kemi bërë përparime në demokraci dhe ekonomi’
25/11 20:45
Top News-Rriten çmimet e importit dhe prodhimit/Kosovë, rritje me 5% në 3-mujorin e tretë
25/11 16:25
Top Channel/ Kosova në veprën e Kadaresë. Ekspozohen dorëshkrime, letra dhe botime të rralla
25/11 15:26
Top News- Mashtrim në emër të Policisë/ Qytetarët në Kosovë kërcënohen me arrestim
25/11 14:01
Top Channel/ Prishtina kuq e zi, Ambasada e shqiptare organizon pritjen për 28 dhe 29 Nëntorin
25/11 12:27
Top News – ‘Vendos emrat tanë te varri mamit’/ Avokati i Liridona Ademajt ndan mesazhin prekës
25/11 12:14
Top News- Mbi 40 lloje armatimi/ Qeveria e Kosovës publikon raportin për fuqizimin e FSK-së
25/11 10:54
Top Channel/ Vrasja e Zekajt, pranga ish-vjehrrës! Zgjerohen hetimet për krimin
24/11 19:57
Top News- Nxitën vrasjen e Arlindës / Pas bashkëshortit, arrestohet edhe vjehrra dhe kunati
24/11 14:09
Top News – ‘Unë kam me të prit vëlla’/ Rrëfimi prekës i Daut Krasniqit: Jakup, dua veç një përqafim
24/11 11:19
Top News – 87 mijë vende pune në Kosovë/ BB: Realizohen nëse zbatohen reforma të shpejta
24/11 10:21
Top News- Kosova kërkon njohjen nga Greqia/ Konjufca: Do ishte hap me peshë për marrëdhëniet tona
23/11 20:45
Top Channel/ “S’më lanë ta përqafoja”! Vëllai i Jakup Krasniqit rrëfen pengun në “Fiks Fare”
23/11 19:56
Top Channel/ Burg përjetë Murselit dhe Plavës, Apeli lë në fuqi dënimet për vrasjen e Liridonës
23/11 19:49