Kur kanë mbetur edhe dhjetë ditë deri në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, partitë politike ende nuk janë aktivizuar në zhvillimin e takimeve për formimin e institucioneve. Megjithatë, partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje e sheh një gatishmëri te Lidhja Demokratike e Kosovës për bashkëpunim, pavarësisht problemeve të brendshme të kësaj partie. Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca të hënën tha se ndryshe nga Partia Demokratike që insiston se presidenti duhet të vijë nga radhët e saj, LDK-ja pajtohet për një president konsensual.