Top Channel/ Kishin veshjet e gabuara, dy vajza ngrijnë për vdekje në Alpe
06/07/2021 15:57

Ishin të entuziasmuara për turin në Alpe, të cilin po e prisnin me padurim. Por ngjitja në masivin Monte Rosa, kur ishin pak nën piramidën Vincent do të qe e fundit për dy shoqet e apasionuara pas alpinizmit. Martina Sviluppo, 29 vjece dhe Paola Viscardi, 28, nuk u kthyen më nga ai udhëtim. Ato mbetën të bllokuara nga moti i keq në lartësinë 4.150 metra mbi nivelin e detit. Vajzat nga Piemonti kishin vendosur ta kalonin fundjavën duke kryer një ngjitje jo shumë të vështirë së bashku me mikun e tyre 27 vjecar, Valerio Zolla, pavarësisht paralajmërimeve për një mot të paqëndrueshëm. Sipas raporteve, ato ia dolën me sukses të ngjiteshin në majë. Por gjatë kthimit humbën rrugën. Ndonëse arritën të njoftonin, nuk dinin të jepnin vendndodhjen e saktë e më pas, linja u shkëput për shkak të stuhisë. Disa përpjekje për t`i gjetur dështuan, e më në fund kur ndihma mbërriti, për vajzat ishte shumë vonë ndërsa Zolla, me pasoja të rënda nga hipotermia, u dërgua në një spital në Zvicër. Mësohet se grupi ishte i pajisur mirë për një ngjitje në mal në kushte atmosferike normale. Por veshjet e tyre nuk ishin të përshtatshme për të qëndruar gjatë jashtë sidomos natën. Meteorologia Valentina Acordon tha se temperature në masivin ishte -4C, pro për shkak të erërave të forta e të acarta, ndihej sikur të ishte -15C.

Top News – Na jepni Patriotët që ‘të kursejmë’ Rusinë! Zelenski ‘shantazhon’ SHBA, sulme në rafineri
02/11 11:24
Top News – ‘Lëshohen bomba bërthamore….’ / Paralajmërohen miliona njerëz, sulm masiv kibernetik
02/11 11:22
Top News- “Mund të qëndrojë sa të dëshirojë”, Trump del në krah të senatorit brazilian në arrati
01/11 21:30
Top News- Putin gati të flasë me Zelenskyn! Zbulohet si mund të nisin negociatat për fundin e luftës
01/11 21:15
Top News- “Do t’ju godasim kudo në botë!”, Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin, nxjerr ushtrinë
01/11 20:35
Top Channel / SHBA, ethe para zgjedhjeve. 52 milionë vota paraprake. Fushata 11.6 mld dollarë
01/11 19:54
Top News – Do qeverisë Amerikën pa Kongresin / Trump ‘harton planin’…nëse demokratët fitojnë
01/11 15:25
Top News – Mbajnë në ujë jahtet e oligarkëve rusë / Taksapaguesit italianë po paguajnë miliona euro
01/11 15:18
Top News – Rusia parandalon sulmin: Na njoftoi SHBA! Akt terrorist në Moskë, merren masa
01/11 14:00
Top News – Erdogan i zemëruar me Rusinë e Ukrainën / ‘I tërheq veshin’: Jo sulme në Detin e Zi
01/11 13:54
Top News – ‘Vjedhja më e madhe në histori…’ / 6.3 mld USD, FBI konfirmon: U bë nga koreja e Veriut
01/11 13:38
Top News – Njerëzit ishin detyruar të hanin bar…! Armëpushim në qytetin e pushtuar ukrainas
01/11 13:34
Top News – ‘Para 4 orësh u aktivizua Neni 5 i NATO-s’ / Aleanca përgatitet për luftën e të nesërmes
01/11 13:21
Top News – Rënia e Vuçiç si ajo e Orban / Paralele mes Serbisë dhe Hungarisë, roli i të rinjve
01/11 12:32
Top Channel/ Pse Polonia u zhyt në krizë/ Gjykata Kushtetuese rrethohet me policë
01/11 12:20
Top News – Polakët ngrihen për Gjykatën Kushtetuese / Tensione, përplaset kryeministri e presidenti
01/11 12:10
Top News – Teston sistemin e frikshëm të armëve / Koreja e Veriut ‘tregon dhëmbët’ sërish
01/11 12:04
Top News – Policia ‘pastron’ kampin në Lisbonë / Mijëra njerëz në protesta për krizën e strehimit
01/11 12:04
Top News – Gjenerata Z ‘merr kontrollin’ / Protestat ndezin gjithë Evropën, Franca ‘shpëton’
01/11 11:43
Top News – Digjet Gjermania, plaçkiten dyqanet / Protestat për koston e jetesës kthehen në dhunë
01/11 11:40