Njoftime të rreme dhe drithëruese për sulme bërthamore e kimike u janë dërguar miliona njerëzve në Rusi dhe Ukrainë. Raportohet se hakerët kanë shpërndarë njoftime të rreme përmes aplikacioneve zyrtare të paralajmërimit dhe shërbimeve të mesazheve, me qëllim përhapjen e panikut mes njerëzve në dy vendet që ndodhen në luftë. Ekziston frika se sistemi i paralajmërimit të emergjencave në Rusi është sulmuar nga një grup hakerësh gjatë natës, pasi qytetarëve rusë u janë dërguar mesazhe për lëshimin e kokave luftarake bërthamore. Këto njoftime, që shkaktuan panik, u shfaqën në kanalet zyrtare të Ministrisë së Situatave të Emergjencave të Rusisë në Moskë, Shën Petersburg dhe disa rajone të tjera.