Libofsha e Fierit ka 15 kisha. At Rafael Rredhi tregon se kanë qenë banorët e zonës që edhe gjatë regjimit komunist i ruajtën me fanatizëm, dhe në fshehtësi u kujdesën për ikonat, afresket dhe të gjitha objektet brenda kishave. Tefta Deda, e bija e kujdestarit të kishave Rrapi Saqellari tregon se babai i saj nuk kishte besim tek asnjë njeri për ruajtjen e kishave.