Top Channel/ Itali, skandali i ministrit: Del lidhja jashtë-martesore, Meloni nuk pranon dorëheqjen!
06/09/2024 16:30

Ministri i Kulturës në Itali, Gennaro Sangiuliano është kthyer në temën e nxehtë të ditës pas daljes në dritë të marrëdhënies së tij jashtëmartesore me Maria Rosaria Boccia, një personazh i njohur në rrjetet sociale në vendin fqinj. La Stampa publikoi një intervistë me gruan e kthyer në protagonisten e një cështjeje që tashmë ka marrë ngjyrime politike. Kjo ishte intervista e parë e saj që kur një gazetë vendase publikoi në 26 gusht publikoi një foto ku ajo falënderonte Sangiulianon për emërimin si “Këshilltare i Ministrit për Ngjarjet e Rënda”. Pas postimit, vërshuan në media raportime të ndryshme për një mohim të këtij faktit nga ana e ministrisë. Që atëherë Boccia ka publikuar vazhdimisht foto e pamje për të vërtetuar përfshirjen e saj në aktivitetet institucionale të ministrisë, duke bërë që cështja t`i ngjasojë gjithmonë e më shumë një skandali politik. Kjo e detyroi Sangiulianon vetë të ndërhynte duke dhënë një intervistë në Tg1 ku pranonte lidhjen me Boccia-n, por sqaroi se asnjë nga shpenzimet e udhëtimeve me të nuk ishin mbuluar nga buxheti i qeverisë dhe paratë publike, por personale. Ai shtoi gjithashtu se i kishte paraqitur dorëheqjen kryeministrit Giorgia Meloni, e cila u refuzua. 41 vjecarja ka publikuar disa dokumente, që sipas saj tregojnë se ka punuar si këshilltare e ministrit italian dhe ka marrë pjesë në udhëtime të shumta pune. Ajo shkoi më tej me pretendimet se disa njerëz e kanë shantazhuar ministrin për përfitimet e marra prej saj. Vetë stafi i Sangiuliano njoftoi “një takim me avokatët për të vlerësuar paraqitjen e një ankese në Prokurori”.

Top Channel/ Pamje të rralla! Mjegulla e dendur “pushton” Kukësin, vështirësi në qarkullim
07/11 10:01
Top Channel/ 77 kg kanabis, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak! Në pranga dy vëllezër
07/11 10:00
Top Channel/ Nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së në Korçë, dy kandidatë “kokë më kokë”
07/11 09:59
Top Channel/ Dhjetëra doza kokaine gati për shitje, arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë
07/11 09:59
Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48