Eleminimi i Amosit si banori më pak i preferuar i publikut këtë javë, duket se ka hapur territorin për tensione të reja brenda një prej grupeve në shtëpinë më të famshme në vend. Olta fajëson Dea-n për largimin e mikut të saj më të mirë dhe aleatit të saj më të fortë duke thënë se Amosi u manipulua nga Dea për të mos marrë pjesë në dasmën e Luizit me Kiarën e si rrjedhojë kjo gjë nuk u pëlqye nga publiku.