Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Shqipëria akuzojnë qeverinë Kurti se prej dy muajsh u ka ndërprere pensionin e luftës. Shoqata e Veteranëve të UÇK-së në Tiranë përmes një reagimi për mediat e kanë cilësuar vendimin arbitrar pasi ai është marre pa u konsultuar me ata të cilët sakrifikuan jetën për pavarësinë e Kosovës.