Top Channel/ Historia e dashurisë kthehet në tragjedi, influencerja humb jetën dy ditë pas martesës
17/09/2025 21:03

Një influencere e njohur ka humbur jetën tragjikisht, vetëm dy ditë pas dasmës së saj në Sarajevë. Ngjarja e rëndë ka kthyer një ditë gëzimi në tragjedi dhe ka lënë të shokuar familjen, miqtë dhe gjithë opinionin publik. Adna Rovčanin-Omerbegović, 26 vjeçe, kurorëzoi dashurinë e saj më 13 shtator, në një hotel në Ilidža të Sarajevës, ku organizoi një dasmë në praninë e të afërmve. Vetëm disa orë më vonë, ajo nisi të ndihej keq papritur. Gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua me shpejtësi, deri në humbjen e vetëdijes, duke e detyruar familjen ta dërgonte urgjentisht në Qendrën Klinike Universitare të Sarajevës. Pavarësisht përpjekjeve për ta mbajtur në jetë, e reja ndërroi jetë më 15 shtator, vetëm dy ditë pas martesës. Ende nuk ka një njoftim zyrtar mbi shkakun e saktë të vdekjes, edhe pse aludohet. Homazhet do të mbahen sot, në varrezat “Bare” të Sarajevës, ku do t’i jepet lamtumira e fundit të resë që u nda nga jeta në kulmin e gëzimit të saj. Historia e Adnës ka prekur zemrat e të gjithëve, duke u kthyer në një kujtesë të dhimbshme se sa e brishtë mund të jetë jeta.

Top Channel/ Arrestohet Joz Marku, zbardhet ngjarja e rëndë në Tiranë
05/09 13:23
Top Channel/ “Shaje Gjestin, ulu në gjunjë dhe…”, Jozi tregon pse dhunoi Edin e Përputhen
04/09 20:43
Top Channel/ Ariana Grande i jep lamtumirën skenës mes lotësh, deklarata e saj emocionon fansat
02/09 23:05
Top Channel/ “Nuk kam kohë të plakem”, zbulohen fjalët e fundit të artistes ikonike para vdekjes
26/08 21:49
Top Channel/ “Ma shpifni”, ish-moderatorja e “Goca dhe Gra” ‘shpërthen’: Meshkuj, do ju fëlliq
26/08 19:42
Top Channel/ Ish-moderatorja e Goca dhe Gra ‘shpërthen’ në rrjetet sociale: Meshkuj, ma shpifni
26/08 17:19
Top Channel/“Gjithë ditën kam pritur të vish”,ditëlindja e parë pa Shpatin, rrëfimi prekës i Selvisë
24/08 21:20
Top Channel/ Në lidhje me yllin e OnlyFans? Ylli i Arsenalit “kapet” nga fansat, zbulohet e vërteta
12/08 22:13
Top Channel/ Yamal tradhton të dashurën? Si qëndron e vërteta e fotove me vajzën misterioze në bikini
11/08 21:57
Top News – Ariana Grande ‘braktis’ karrierën. Aktorja dhe këngëtarja e mërzitur nga fama e madhe
03/08 13:19
Top News – Ndahet nga jeta ylli i ‘Jurassic Park’ / Aktori Sam Neill vdes në moshën 78 vjeçare
13/07 13:57
Top Channel/ Nga divorci me Elian dhe dhuna, te martesa me fotografen, ky është djali i Princ Lekës
11/07 10:08
Top News – Shuhet ylli i Popit Bonnie Tyler / Këngëtarja e ‘Eotal eclipse of the Heart’
09/07 15:14
Top Channel/ Qeni i sulmon pastruesen e shtëpisë, Chris Brown në telashe, urdhërohet të…
01/07 22:56
Top Channel/ Taylor Swift dhe Travis Kelce drejt martesës? Zbulohen detaje nga festa gjigante
26/06 20:03
Top Channel/ Ribashkohen Mateo dhe Brikena? Çfarë ndodhi në Top Arena mes ish-çiftit të BBVIP
22/06 22:31
Top Channel/ “Shëmtirë, idiote…”! “Shpërthejnë” ofendimet mes Zegjinesë e influenceres: Analfabete
09/06 13:20
Top Channel/ Ndahen Brikena dhe Mateo? Si qëndron e vërteta rreth ish-banorëve të BBVIP
29/05 21:53
Top Channel/ Puthje pasiononte, balerina shqiptare konfirmon lidhjen me këngëtaren italiane
18/05 21:33
Top News – Shakira shpallet e pafajshme. Fiton gjyqin me tatimet spanjolle, i kthehen 55 mln euro
18/05 18:49