Elhaida Dani u rikthye në Tiranë në verë me një qëllim të caktuar: Të sillte një projekt muzikor edhe për publikun shqiptar, pas suksesit që kishte korrur në Itali në “The Voice” apo me rolin e mrekullueshëm të Esmeraldës në mjuzikolin “Notre Dame De Paris”. Mbrëmë,në sallën koncertore të Teatrit të Operas dhe Baletit Elhaida Dani prezanoti mes miqsh coverin e albumit “ZanIn”. Ajo diti si të surprizojë duke sjellë nga Italia edhe të madhin Riccardo Cocciante. Ai ishte i ftuari special i Elhaidës, i cili që pas fitores së saj në "The Voice Of Italy", e ka ndjekur dhe e ka vlerësuar këngëtaren shqiptare për talentin e saj