Top Channel/ Elbasanin e Fiton PS/ Kandidati i “bashkë fitojmë” merr 9% më pak
17/04/2023 22:49

Në emisionin Top Story në Top Channel është prezantuar sondazhi i dytë realizuar nga Angi Recherche fokusuar në bashkinë e Elbasanit. Në këtë bashki janë pyetur zgjedhësit për të krijuar një ide të qartë në lidhje me perceptimin e tyre mbi situatën aktuale dhe mbi forcat politike në garë. Pyetja e parë që ju është drejtuar zgjedhësve është se si jetohet në Shqipëri. 43.8 përqind thonë se jetohet mirë ose shumë mirë, ndërsa 56,2 përqind thonë se jetohet keq ose shumë keq. Çështjet ekonomike janë shqetësimet më të mëdha për qytetarët e Elbasanit, gati gjysma e tyre thonë se problem kryesor është kriza ekonomike dhe inflacioni, e më pas mungesa e punës dhe emigracioni. Të pyetur se si po ecën Shqipëria, ndarja mes atyre që e shikojnë situatën pozitive dhe negative është pothuajse njësoj. Në Elbasan, si arritje të kryeministrit Rama vlerësohet puna me rrugët dhe infrastrukturën kryesisht por edhe politikën e jashtme dhe veçanërisht hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian. Më pak të vlerësuarat janë rritja e parave, e pensioneve furnizimi me ujë dhe arsimi dhe shkollat e reja. Ndërkohë që shumica dërmuese 68,7 përqind mendojnë se situata ekonomike në vitet e ardhshme në Shqipëri do të mbetet e njëjtë. Edhe në Elbasan politikani më I vlerësuar është kryeministri Rama i cili merr mbështetje nga 52,9 përqind e zgjedhësve pothuajse njësoj me të është kryebashkiaku aktual dhe në vend të tretë është rivali i tij Luciano Boçi. Duke ju rikthyer pyetjeve për situatën e vendit gjatë kohës që ka qeverisur Rama, shumica dërmuese mendojnë se ajo nuk ka ndryshuar. Por ndërkohë shumica prej 52 përqind kanë besim tek kryeministri Rama. Duke u rikthyer tek pyetjet për bashkinë e Elbasanit shumica prej 44,8 përqind thonë se punët po ecin në drejtimin e duhur dhe se 37,6 përqind thonë se cilësia e jetës në Elbasan në katër vitet e fundit është përmirësuar. Në Elbasan problem kryesor I banorëve mbetet papunësia, por edhe mungesat që lidhen me cilësinë e jetës (P12.1 Elbasan) Papunësia sipas zgjedhësve është detyra kryesore që duhet të realizojë bashkia e Elbasanit e më pas janë infrastruktura, rrugët. Ndërkohë që në këtë qytet ndryshe nga Tirana ka një shqetësim në rritje për kriminalitetin dhe sigurinë. Kryebashkiaku aktual I cili garon sërish më shumë vlerësohet për punën me për pastërtinë e qytetit, dekorimin. Ndërsa 52,7 përqind e zgjedhësve shprehen të kënaqur me punën e kryebashkiakut aktual. Në Elbasan Gledjan Llatja ka kundërshtar Luciano Boci, deputetin që la mandatin për këtë garë elektorale. Ai rezulton se njihet nga shumica e elbasanllinjve por ndërkohë vetëm 33,7 përqind e zgjedhësve kane besim tek ai. Pyetjes kryesore se cilin do të votonin nëse zgjedhjet janë nesër, 49,6 përqind përgjigjen për socialistin Gledian Llatja dhe vetëm 40,3 përqind për kandidatin e foltores Luçiano Boci.

Top Channel/ Berisha thirrje për mosbindje civile: Dënojmë dhunën kundër të rinjve
17/10 23:14
Top Channel/ Dhuna, reagojnë komunitetet fetare: Të rinjtë duhet të dëgjohen
17/10 23:07
Top Channel/ Përmbytje të frikshme në Stamboll, situata më e rëndë pas 80 vitesh
17/10 23:05
Top Channel/ OKB thirrje për dialog: kundër dhunës në protestë, proporcionale nga policia
17/10 23:03
Top Channel/ Mbyllet protesta, fadroma pastron bulevardin pas tubimit të dhunshëm
17/10 22:49
Top News – Gaz, gur, zjarr dhe plumba gome. Dita 5, përballja më e ashpër e studentëve me policinë
17/10 22:43
Top Channel/Protestuesit sulmojnë dyqanin e ‘One’ në Myslym Shyr,me leva dhe hekura godasin fasadën
17/10 22:01
Top Channel/ Policia ndjek protestuesit, dy të rinj arrestohen me forcë nga FNSH para…
17/10 21:44
Top Channel/ E gjithë policia në shesh, autobote dhe rrugë të mbushura me gurë, protestuesit…
17/10 21:41
Top Channel/ Hita: 132 efektivë u sulmuan me gurë dhe vida, janë pezulluar shtatë policë
17/10 21:26
Top Channel/ Dita e pestë e protestës / Gurë molotovë në rrugët e kryeqytetit
17/10 21:26
Top News- Plumbat e gomës në protestë/ Hita: Mjete sigurie të përcaktuara nga legjislacioni
17/10 21:25
Top Channel/ ‘Uaaa çfarë kafshësh’, policia ndjek me makinë turmën e protestuesve, reagimi i…
17/10 21:22
Top Channel/ Përplasje të ashpra në protestë, digjen automjete në bulevard
17/10 21:19
Top Channel/ Flakë e tym, përshkallëzon protesta
17/10 21:19
Top Channel/ Flakë e tym, përshkallëzon protesta! Përplasje e ashpër në rrugët e Tiranës
17/10 21:19
Top Channel/ Kaos në Bulevard, policia iu përgjigj protestuesve me gaz lotsjellës e tym
17/10 21:15
Top Channel/ Molotovë dhe gaz në bulevard, përplasje të frikshme mes të rinjve dhe policisë
17/10 21:14
Top Channel/ Përplasje të ashpra në protestë, dita më e dhunshme në kryeqytet
17/10 21:12
Top Channel/ Flakë e tym, përshkallëzon protesta! Përplasje e ashpër në rrugët e Tiranës
17/10 21:11