Një koncert madhështor i denjë për një yll me famë botërore, ishte ai që dhuroi mbrëmë në Tiranë Dua Lipa për 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Atmosfera e krijuar mbrëmjen e 28 nëntorit do të mbetet gjatë në mendjen e mijëra të rinjve e të rejave që mbushën plot sheshin Skënderbej për të parë duke performuar, Dua Lipën, e cila përmbylli në Tiranë turin e saj botëror “Future Nostalgia”.