Top Channel/“Drama filloi kur…”,Frederik Ndoci: E kam ditur historinë e Parashqevi Simakut, por…
20/12/2024 23:33

Këngëtari i njohur Frederik Ndoci në një intervistë të dhënë për Top Channel, ka reaguar pas publikimit të videos së Parashqevi Simakut dhe rikthimit të saj në publik. Ai u shpreh se me këngëtaren njihen prej shumë vitesh dhe se kanë ndarë dhe skenën së bashku, ndërsa tregon se kanë pasur miqësi. Ndoci rrëfen se me Parashqevi Simakun kanë punuar për disa muaj së bashku në Amerikë, ku kanë kënduar në restorante me muzikë shqiptare. "Ishte e talentuar, më e mira në atë kohë... E kam ditur me kohë situatën, jam munduar ta ndihmoj sepse kemi qenë miq kemi ndarë skenën edhe në Shqipëri edhe në Neë York" Ai rrëfen se Simaku nuk e pëlqente këtë “skenë” dhe se kishte refuzuar më pas edhe oferta të tjera që i ishin bërë për të kënduar në këto ambiente. "Cilit i pëlqen që nga skena ku hapet sipari, të këndojë në kafe?! Parshqevia e zgjodhi këtë pikë se bëri një program vetëm me materialet e saj, ndërsa unë kisha një repertor tjetër. Njerëzit e kulturuar nuk nda ndiqnin dot sepse nuk kishin forcë ekonomike që të a ndiqnin. Ishte një publik që nuk ia kuptonte mirë këngët" Këngëtari rrëfeu edhe takimin që pati me Simakun në 2007, rastësisht në Neë York, teksa ishte bashkë me djalin e saj, pak kohë pasi ajo ishte divorcuar. "Ndaloj makinën, ajo ishte me djalin, e pyes çfarë ka ndodhur dhe më tregoi se nuk ishte e kënaqur me reagimin e shqiptarëve pasi ishte kthyer në Shqipëri, ata jo se nuk donin artin e saj në shqip, por nuk donin atë në anglisht". Sipas tij divorci dhe humbja e kujdestarisë së djalit, kanë pasur një ndikim të fortë në kthesën e jetës së saj. "Unë dënoj çdo gjykatë që kanë marrë atë vendim nëse ajo ka qenë e përgjegjshme, sepse e di që ka qenë një nënë emirë si çdo nënë shqiptare. aty pastaj fillon drama". Ndoci thotë se “ëndrra amerikane” për artistët nuk është aq e lehtë. "Asnjë artist shqiptar nuk është bërë super bos në SHBA... është shumë e vështirë dhe rënia e disfatës shpirtërore e një artisti është ndryshe nga një artist tjetër".

Top Channel/ “Nuk kam kohë të plakem”, zbulohen fjalët e fundit të artistes ikonike para vdekjes
26/08 21:49
Top Channel/ “Ma shpifni”, ish-moderatorja e “Goca dhe Gra” ‘shpërthen’: Meshkuj, do ju fëlliq
26/08 19:42
Top Channel/ Ish-moderatorja e Goca dhe Gra ‘shpërthen’ në rrjetet sociale: Meshkuj, ma shpifni
26/08 17:19
Top Channel/“Gjithë ditën kam pritur të vish”,ditëlindja e parë pa Shpatin, rrëfimi prekës i Selvisë
24/08 21:20
Top Channel/ Në lidhje me yllin e OnlyFans? Ylli i Arsenalit “kapet” nga fansat, zbulohet e vërteta
12/08 22:13
Top Channel/ Yamal tradhton të dashurën? Si qëndron e vërteta e fotove me vajzën misterioze në bikini
11/08 21:57
Top News – Ariana Grande ‘braktis’ karrierën. Aktorja dhe këngëtarja e mërzitur nga fama e madhe
03/08 13:19
Top News – Ndahet nga jeta ylli i ‘Jurassic Park’ / Aktori Sam Neill vdes në moshën 78 vjeçare
13/07 13:57
Top Channel/ Nga divorci me Elian dhe dhuna, te martesa me fotografen, ky është djali i Princ Lekës
11/07 10:08
Top News – Shuhet ylli i Popit Bonnie Tyler / Këngëtarja e ‘Eotal eclipse of the Heart’
09/07 15:14
Top Channel/ Qeni i sulmon pastruesen e shtëpisë, Chris Brown në telashe, urdhërohet të…
01/07 22:56
Top Channel/ Taylor Swift dhe Travis Kelce drejt martesës? Zbulohen detaje nga festa gjigante
26/06 20:03
Top Channel/ Ribashkohen Mateo dhe Brikena? Çfarë ndodhi në Top Arena mes ish-çiftit të BBVIP
22/06 22:31
Top Channel/ “Shëmtirë, idiote…”! “Shpërthejnë” ofendimet mes Zegjinesë e influenceres: Analfabete
09/06 13:20
Top Channel/ Ndahen Brikena dhe Mateo? Si qëndron e vërteta rreth ish-banorëve të BBVIP
29/05 21:53
Top Channel/ Puthje pasiononte, balerina shqiptare konfirmon lidhjen me këngëtaren italiane
18/05 21:33
Top News – Shakira shpallet e pafajshme. Fiton gjyqin me tatimet spanjolle, i kthehen 55 mln euro
18/05 18:49
Top News – ‘Nan’ gati për finalen e madhe. Eurovision 2026, Alis performon i pesti sonte
16/05 14:01
Top News – Shqipëria shkon në finalen e madhe /Alis me ‘Nan’, performancë e jashtëzakonshme në Vjenë
15/05 11:37
Top News – Dua Lipa padit Samsungun / 15 milionë dollarë dëmshpërblim për imazhin
11/05 14:12