Top Channel/ Dhjetëra persona në bord, përfshirë fërmijë- zhduket pa asnjë gjurmë avioni në Rusi
06/07/2021 11:59

Një avion rus me 29 persona në bord është zhdukur në gadishullin lindor të Kamchatkas, raportuan mediat lokale duke cituar autoritetet. Avionic Antonov An-26 po fluturonte nga Petropavlovsk-Kamchatsky drejt Palanas kur humbi kontaktin me kontrollorët e trafikut e trafikut ajror gjatë një përpjekjeje për t`u ulur në tokë, raportojnë agjensitë Interfax dhe RIA Novosti. Ato thonë se mes personave në bord kishte dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit si dhe disa fëmijë. Ka të dhëna kontradiktore mbi atë që mund të ketë ndodhur. Një burim i tha agjencisë ruse të lajmeve Tass se aeroplani mund të jetë rrëzuar në det ndërsa një tjetër pohoi për Interfax se mund të ketë rënë afër një miniere qymyri pranë qytetit Palana. Kërkimet kanë nisur menjëherë e në to janë përfshirë të paktën dy helikopterë ndërsa punonjësit e shpëtimit janë në zonë. Rusia, dikur e njohur për aksidentet ajrore, e ka përmirësuar sigurinë e trafikut ajror këto vitet e fundit. Megjithatë standartet e sigurisë lënë ende për të dëshiruar e kombinuar këto dhe me mirëmbajtjen e dobët të avionëve, kanë sjellë disa aksidente vdekjeprurëse. Më i fundit prej tyre ishte ai i majit 2019, kur një Sukhoi Superjet u rrëzua dhe u përfshi nga flakët në aeroportin e Moskës, duke i marrë jetën 41 personave. Shkurtin e 2018, një aeroplan Saratov Airlines An-148 u rrëzua po pranë kryeqytetit fill pas ngritjes në ajër, duke vrarë të gjithë 71 personat në bord. Një hetim më vonë arriti në përfundimin se aksidenti ishte shkaktuar nga një gabim njerëzor.

Top News – Na jepni Patriotët që ‘të kursejmë’ Rusinë! Zelenski ‘shantazhon’ SHBA, sulme në rafineri
02/11 11:24
Top News – ‘Lëshohen bomba bërthamore….’ / Paralajmërohen miliona njerëz, sulm masiv kibernetik
02/11 11:22
Top News- “Mund të qëndrojë sa të dëshirojë”, Trump del në krah të senatorit brazilian në arrati
01/11 21:30
Top News- Putin gati të flasë me Zelenskyn! Zbulohet si mund të nisin negociatat për fundin e luftës
01/11 21:15
Top News- “Do t’ju godasim kudo në botë!”, Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin, nxjerr ushtrinë
01/11 20:35
Top Channel / SHBA, ethe para zgjedhjeve. 52 milionë vota paraprake. Fushata 11.6 mld dollarë
01/11 19:54
Top News – Do qeverisë Amerikën pa Kongresin / Trump ‘harton planin’…nëse demokratët fitojnë
01/11 15:25
Top News – Mbajnë në ujë jahtet e oligarkëve rusë / Taksapaguesit italianë po paguajnë miliona euro
01/11 15:18
Top News – Rusia parandalon sulmin: Na njoftoi SHBA! Akt terrorist në Moskë, merren masa
01/11 14:00
Top News – Erdogan i zemëruar me Rusinë e Ukrainën / ‘I tërheq veshin’: Jo sulme në Detin e Zi
01/11 13:54
Top News – ‘Vjedhja më e madhe në histori…’ / 6.3 mld USD, FBI konfirmon: U bë nga koreja e Veriut
01/11 13:38
Top News – Njerëzit ishin detyruar të hanin bar…! Armëpushim në qytetin e pushtuar ukrainas
01/11 13:34
Top News – ‘Para 4 orësh u aktivizua Neni 5 i NATO-s’ / Aleanca përgatitet për luftën e të nesërmes
01/11 13:21
Top News – Rënia e Vuçiç si ajo e Orban / Paralele mes Serbisë dhe Hungarisë, roli i të rinjve
01/11 12:32
Top Channel/ Pse Polonia u zhyt në krizë/ Gjykata Kushtetuese rrethohet me policë
01/11 12:20
Top News – Polakët ngrihen për Gjykatën Kushtetuese / Tensione, përplaset kryeministri e presidenti
01/11 12:10
Top News – Teston sistemin e frikshëm të armëve / Koreja e Veriut ‘tregon dhëmbët’ sërish
01/11 12:04
Top News – Policia ‘pastron’ kampin në Lisbonë / Mijëra njerëz në protesta për krizën e strehimit
01/11 12:04
Top News – Gjenerata Z ‘merr kontrollin’ / Protestat ndezin gjithë Evropën, Franca ‘shpëton’
01/11 11:43
Top News – Digjet Gjermania, plaçkiten dyqanet / Protestat për koston e jetesës kthehen në dhunë
01/11 11:40