Top Channel/ Debati për pagat në Kosovë/ Opozita e konsideron të paligjshme rritjen e pagave
01/11/2024 19:48

Gjatë javës, Qeveria e Kosovës njoftoi se me projektligjin për Buxhetin e vitit 2025, pagat në sektorin publik do të shënojnë rritje që nga janari. Sipas projektbuxhetit, rritja do të bëhet me ndryshimin e njësive të koeficientit që përcakton pagën në sektorin publik. Ligjshmëria e këtij plani të qeverisë është vënë në dyshim, pasi me projektbuxhet mund të bëhet vetëm ndryshimi i vlerës së koeficientit. Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati thotë se në Projektligjin për Buxhetin e vitit 2025, që u miratua të mërkurën në qeveri, synojnë edhe plotësim ndryshimin e Ligjit të Pagave, që të mundësohet rritja. Është nen specifik në projektligjin e Buxhetit që specifikon që nga janari hyn në fuqi rritja e gjysmë njësi e koeficienti për të gjitha klasat e pozitave në të gjitha tabelat dhe shtojcat e ligjit të pagave kurse nga korriku shtohet edhe gjysmë koeficienti tjetër Opozita thotë se rritja e pagave në këtë kohë është vetëm fushatë e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje dhe mënyrën e rritjes e shohin joligjore. Këtu kemi dilemën e parë juridike sepse kemi shkelje të ligjit në planifikimin e qeverisë dhe në vendimin, pastaj nuk e kemi këtë arsyen se pse duhet të ndahet rritja e pagave në dy kategori në një para zgjedhjeve, gjatë fushatës elektorale dhe pas rezultatit të zgjedhjeve Një tentim i dobët për të blerë vota dhe qytetarët e Kosovës nuk pranojnë një tentim të tillë e ndanë edhe këtë kinse rritjen e tyre në dy pjesë, 55 euro, nëntë ditë para zgjdhjeve parlamentare për të tentuar kinse për të blerë vota dhe në fund të muajit korrik, dy muaj para zgjedhjeve lokale për t'i kushtëzuar qytetarët Neni 42 i Ligjit për Pagën në sektorin publik ndalon “çdo ndryshim në strukturën, komponentët apo nivelet e koeficienteve të pagave”. Kjo metodë e rritjes së pagave në sektorin publik jep precedent për abuzime në këtë aspekt. Ky veprim për ne krijon një precedent të rrezikshëm për devijimin nga rregullat e përcaktuara dhe hapë derën për abuzime të mundshme që e dobësojnë themelin e ligjit dhe sistemin e pagave në sektorin publik Punëtorët e sektorit publik nga rritja e parë prej gjysmë njësie të koeficientit do të përfitojnë 55 euro rritje në pagë, e nga rritja tjetër e njëjtë do të përfitojnë në korrik të vitit 2025.

Top News- Kriza politike dhe zgjedhjet e reja/ Kosova rrezikon të humbë miliona nga Plani i Rritjes
21/05 15:10
Top Channel/ Kosova hap votimin me postë, 105 mijë qytetarë të diasporës votojnë jashtë vendit
21/05 12:49
Top News- Zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit/ Nis procesi i votimit me postë nga diaspora
21/05 11:56
Top Channel/ Kërcënim dhe shantazh para zgjedhjeve, arrestohen 7 serbë në Prishtinë
20/05 21:51
Top Channel/ Kosovë, nis procesi për formimin e xhandarmërisë: Analistët kane dyshime për kohën!
20/05 14:41
Top News- Kosova drejt themelimit të Xhandarmërisë/ Sveçla: Një hap për garantimin e kufijve
19/05 22:15
Top News- Zgjedhjet, KQZ ndryshon afatin/ Votimi me postë do të nisë më 21 maj
19/05 21:00
Top Channel/ Gjashtë vite burg për spiunazh policit në Kosovë, i dha informacione serbëve
19/05 19:54
Top News – Spiuni serb në radhet e Policisë së Kosovës. Dënohet me burg ish efektivi, ndau informacione me BIA-n
19/05 18:14
Top News- Kushtet e Kurtit për t’u ulur me Vuçiç/Dorëzimi i Radoiçiç & tërheqja e letrës së Bërnabiç
19/05 13:27
Top News-Bloomberg artikull për ushtrinë e Kosovës/Po ndërtohet paralelisht me përpjekjet për njohje
18/05 17:57
Top Channel/ Protesta per gjuhen shqipe, studentet ne RMV i drejtohen Gjykates Kushtetuese
18/05 17:17
Top News – Incidenti në Skënderaj. Flet kreu i VV: Lushtaku më sulmoi pa e provokuar
18/05 11:55
Top News – PDK kërkon fitore në zgjedhje. Akuza Kurtit: Nuk bëri kompromis për presidentin
17/05 15:28
Top News – Specialja nuk tërhiqet. Refuzohet kërkesa për liri e Veselit dhe Krasniqit
16/05 11:24
Top News – “Krizat nuk ju integrojnë në BE”. Kos mesazh Kurtit: Gjeni gjuhën e përbashkët
15/05 19:42
Top News – ‘Hapni negociatat për Kosovën’. Kurti pret në takim zyrtar Marta Kos
15/05 19:39
Top Channel/ Marta Kos ne Kosove: Partite politike te formojne institucionet pas zgjedhjeve!
15/05 15:02
Top News – Kurti pret Marta Kos: Po bëjmë reforma! Komisionerja: Nuk kemi datë për Kosovën
15/05 12:35
Top News- Incidenti i dhunshëm në Skënderaj/ Hamza: Kurti, skenarë përçarës! Duhet të ndalet
15/05 11:59