Top Channel/ Gjashtë vite burg për spiunazh policit në Kosovë, i dha informacione serbëve
19/05/2026 19:54

Dënohet me 6 vite burgim për spiunazh ish-polici Bojan Jevtiç. Ai u arrestua vitin e shkuar nën dyshimin se kishte transmetuar te BIA serbe, informacione dhe dokumente konfidenciale të Policisë së Kosovës dhe Agjencisë Kosovare të Inteligjencës. Bojan Jevtiç është dënuar me gjobë prej 2 mijë euro për armëmbajtje pa leje. Më pas i është shqiptuar dënimi plotësues për ndalim të ushtrimit të funksionit në administratën publike ose shërbimit publik në kohëzgjatje prej pesë vjetësh pas përfundimit të dënimit me burg. Prokuroria Speciale gjatë ditës së sotme në seancën kur pritej të niste gjykimi njoftoi se kishte arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë me togerin e policisë kufitare të Kosovës. Vendimi i lexuar nga gjyqtari Kushtrim Shyti: Gjyqtari: I pandehuri Bojan Jevtiq është fajtor sepse nga një periudhë kohore e pacaktuar e deri më datë 17.07.2025, deri në momentin e arrestimit, i pandehuri Bojan Jevtiq, në cilësinë e zyrtarit policor në gradën toger dhe në cilësinë e eprorit në pikën kufitare Dheu i Bardhë me dashje ka Mbledhur, siguruar dhe transmetuar informacione dhe dokumente zyrtare të klasifikuara si konfidencial dhe sekret që ndërlidhen me sigurinë dhe rendin kushtetues të RKS, në atë mënyrë që i pandehuri pa autorizim dhe jashtë kompentencave zyrtare ka siguruar dokumente të tilla përfshirë planin Shënjestra si dhe materiale të tjera që ndërlidhen me aktivitetet e pk dhe AKI të cilat më pas i ka vënë në dispozicion duke i transmetuar dhe komunikuar tek përfaqësuesit e shërbimit inteligjent të Serbisë i njohur si BIA përmes Whatsapp dhe telegram në veçanti tek zyrtari i këtij shërbimi Sasha Qiriq i njohur me nofkën QIRA me të cilin është takuar në disa raste në Beograd ku me këto veprime edhe pse në dijeni për natyrën e klasifikuar të dokumenteve dhe pasojat e mundshme ka cenuar rëndë sigurinë kombëtare, rendin kushtetuese dhe funksionimin e se institu të Kosovë dhe ka rrezikuar rëndë jetën e zyrtarëve policor dhe qytetarëve të Kosovës. Është fajtor sepse nga data e pacaktuar e deri më 17.7.2025, gjatë bastisjes së shtëpisë së tij në Berivojcë nga IPK të njëjtit i është gjetur në posedim pa autorizim një armë e llojit zastava e kalibrit 7.65 mm me karikatorë 60 fishekë dhe 43 9.9mm të cilat edhe janë sekuestruar. Gjykata të pandehurit Bojan Jevtiq i cakton për veprën penale spiunazhi i cakton dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 vjetësh. Për veprën penale të armëmbajtjes pa leje i caktohet dënim me gjobë prej 2 mijë euro. Gjykata të pandehurit i shqiptoj dënim unik me burgim prej 6 vjetësh dhe dënim me gjobë në shumë prej dy mijë euro. Në dënimin e shqiptuar me dënim i llogaritet koha e kaluar në paraburgim e derisa ky aktgjykim merr formë të prerë por jo më gjatë se koha e kaluar në burgim. Konfiskohet arma e llojit revolver së bashku me karikatorin dhe fishekët të sekuestrara gjatë bastisjes. Konfiskohet shuma e parave prej 2 mln dinarë serbë,500 franga, 10220 euro por i kthehet shuma prej 3 mijë eurove pasi i njëjti për këtë shumë ka arritur të dëshmojë prejardhjen e tyre. Ndaj të pandehurit Bojan Jevtiq për faktin se në cilësinë e zyrtarit policor ka keqpërdorur pozitën, i shqiptohet dënim plotësues ndalimi i ushtrimit të funksione në administratën publike ose shërbimin publik në lartësinë prej 5 vitesh që do të aplikohet pas përfundimit të dënimit.

Top News-Rikthimi i ligjit të Speciales përçan PDK. Deputeti nismëtar kundër-Drafti s’ka asnjë gabim
24/10 14:06
Top News- Betohen 515 ushtarë të rinj/ Albin Kurti: Liria është amanet, mbrojtja e saj përgjegjësi
23/10 20:00
Top News- Thellohet deficiti tregtar në Kosovë / Arriti në 534 milionë euro për muajin shtator
23/10 15:28
Top News- Kthehet ligji për Specialen/ Presidentja Shiroka-Pula pranon kërkesën e PDK-SË
22/10 20:00
Top Channel/ Veprimi i bujshëm! Presidentja e Kosovës rikthen ligjin për Specialen
22/10 19:47
Top Channel/ Marta Kos “kthen sytë” nga Kosova: Javët e ardhshme, vendimtare për Prishtinën!
22/10 11:59
Top News- Një grua në krye të PDK-së/ Vlora Çitaku propozohet për kryetare
21/10 22:00
Top News- Hamza dorëhiqet nga drejtimi i PDK/ ‘Partia duhet të nisë një fazë të re të organizimit’
21/10 16:36
Top News – Dorëhiqet Bedri Hamza! PDK kërkon një kryetar të ri
21/10 15:12
Top Channel/ Përplasje Kosovë-Serbi në OKB/ Konjufca kundërshton akuzat e Gjuriqit për UÇK-në
21/10 12:37
Top News- Valë infektimesh me fruth në Kosovë/ 224 raste, mbi 95% e të infektuarve të pavaksinuar
19/10 19:21
Top News – Mblidhet Kuvendi i Kosovës. Dy çështjet kryesore në tavolinë që pritet të diskutohen
19/10 14:16
Top News- Kosova ‘nuk flet’ me ShBA / Opozita fajëson Vetëvendosjen, Kurti përgjigjet
18/10 12:10
Top News- Operacioni ‘Mali’ në Kosovë/ Kapen 53 kg drogë në vlerë 80 mijë euro, pranga 2 personave
17/10 10:37
Top Channel/ Pakënaqësia me Gjykatën Speciale, Serwer: Kosova më e gatshme të mbrojë sovranitetin!
16/10 12:01
Top News- Misri serb i ndotur/ Kosova e bllokon ngarkesën për ushqim bagëtish
15/10 17:31
Top News- Viti i ri akademik në Kosovë/ Studentët preferojnë degën ‘Biznes, Administratë dhe Ligj’
15/10 14:25
Top News- Ligji për Specialen, Hamza mesazh BE: Presioni ndaj Kuvendit, i papranueshëm
15/10 13:48
Top Channel/ Kurti “kujtohet” për UÇK-në: Qeveria, grup pune për ish krerët e burgosur në Hagë!
15/10 11:35
Top News- Kosova në qendër të fushatës në Serbi/ Partitë me retorikë nacionaliste
14/10 21:11