Pasi përfundoi aventurën në “Euro 2020”, Cristiano Ronaldo u nis me pushime me familjen e tij. Sulmuesi i Juventusit e ka shpërndarë një fotografi në profilin e tij në Instagram, ku shfaqet me partneren Georgina Rodriguez. “Dashuria ime”, është përshkrimi që ka zgjedhur 36-vjeçari për këtë fotografi. Ndërkohë, bukuroshja spanjolle ka publikuar të tjera fotografi të çiftit, teksa shijojnë një xhiro në jaht. Nuk mungojnë as puthjet mes çiftit, momente të cilat Georgina i ka ndarë në rrjetet sociale.