Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, po vijon turin e tij në vendet e Ballkanit Perëndimor, në prag të Samitit BE-Ballkani Perëndimor. Një ditë më parë Costa ishte në Shqipëri, por sot ka mbërritur në Kosovë, aty ku u takua me presidenten në detyrë, Albulena Haxhiu.