Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini përjetoi një periudhë të vështirë gjatë pushimeve të saj verore në Greqi, kur bashkëshorti i saj Dragos Savulescu u arrestua. Ai tani është lënë i lirë dhe ish-missi 35-vjeçar në një dokumentar për “Antena Stars” në Rumani, ka rrëfyer tmerrin e përjetuar në momentin kur bashkëshorti përfundoi nën prangat e autoriteteve greke.