Top Channel/ A do të shkarkohet Abdixhiku? Kuvendi i LDK-së, kreu i partisë: I kemi konsideruar si…
30/07/2026 19:17

Ka nisur Kuvendi i jashtëzakonshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku pritet të përcaktohet fati i tij Lumir Abdixhikut si drejtues i partisë. Armend Zemaj, deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe nismëtar i shkarkimit të Lumir Abdixhikut pret që nisma të ketë sukses. Kryetari i degës së Lipjanit, Imri Ahmeti që ishte ndër të parët që kërkuan dorëheqjen e Abdixhikut pas zgjedhjeve të 7 qershorit, vazhdon të mbajë qëndrimin e njëjtë e pret që delegatët të mbështesin nismën e tyre për ndryshime në udhëheqësinë e LDK-së. Hykmete Bajrami, deputete e zgjedhur e LDK-së, që përflitet se mund të jetë kandidatë për kryetare të LDK-së në rast se shkarkohet Abdixhiku, nuk ka komentuar nëse do jetë kryetare ose se ç’ka pret nga Kuvendi i sotëm. Nis punimet Kuvendi i jashtëzakonshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në rend dite ka vetëm një pikë, shkarkimin ose jo të kryetarit të saj, Lumir Abdixhikut. Abdixhiku po ashtu ka mbajtur fjalën e tij në nisje të Kuvendit, duke theksuar se 30 korriku do të mbetet në histori. “Sot do të ju flas hapur, jo vetëm si kryetar, por si njëri prej jush. Sot jemi mbledhur në kuvendin e jashtëzakonshëm, të dytin këtë vit e të katërtin prej marrjes së detyrës. Këtë kuvend nuk e kam thirrur, më është thirrur. Si kryetar i LDK-së e kam detyrim ta konsideroj dhe ta mbajmë pa asnjë vonesë. Në historinë tonë të madhe partiake, kuvendet janë parë si festë. I kemi quajtur festë, i kemi trajtuar si festë të gjitha proceset. Sot më duhet të them me keqardhje që këtë Kuvend nuk e shoh si festë. Për herë të parë në historinë tonë 37-vjeçare po mblidhem jo për të zgjedhur por për të rrëzuar. 30 korriku do të mbetet në histori se rrëzimi i kryetarit të partisë tentohet. Nga ky kuvend nuk del LDK-ja më e bashkuar”, tha ai.

Top News – Drogë nga Irani drejt Kosovës/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikimit, 5 të arrestuar
04/11 15:34
Top News – Macron, letër presidentes së Kosovës / Uron për detyrën, kërkon përparim drejt BE-së
04/11 15:25
Top News – Kosova ende larg Bashkimit Evropian / ‘Ngec’ në reformat kyçe, politika ‘pengon’
04/11 15:11
Top Channel/ U vra nga burri me armë në mes të Prishtinës, Ngrihet akt-akuzë 15 vite pas krimit
03/11 20:19
Kosova me buxhet 4.27 miliardë euro, Qeveria llogarit pagën e 13-të
02/11 22:45
Top News- Kosova miraton projektbuxhetin/ Kurti: Rritje pagash dhe shtesash për fëmijët
02/11 22:26
Top News- ‘Dorëzoni terroristët e Banjskës’. Prishtina kërkesë Gjermanisë:Ushtrojini presion Serbisë
02/11 19:00
Top News – Kosova nuk prish dot paratë. 70 për qind e buxhetit e pashpenzuar deri në shtator
02/11 17:40
Top Channel/ Gjyshi vret të birin dhe mbesën, 27 vjeçari e foshnja 3 muajshe pa jetë në banesë
02/11 12:43
Top News – ‘Albin Kurti Out’, ‘Keni dështu’ / Protestë në Prishtinë, kërkohet dorëheqja
01/11 17:15
Top News – Qeveria Kurti nuk ka asnjë plan! Opozita kritikon, pozita premton vizionin
01/11 14:59
Top News- ‘LVV s’ka lidhje me protestat në Shqipëri’/ Kurti: Kosova s’është rivale e Shqipërisë
01/11 10:42
Top News – ‘Mos bëni kurban policin’. PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës
30/10 19:30
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë/Ministrat dalin në konferencë, nk japin dorëheqje
30/10 15:21
Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme? Andoni: Ambasadorët janë aty… | Breaking
30/10 14:00
Urgjente/ Dorëheqja e ministrit Sveçla?! Analisti i tronditur nga vrasja e paralajmëruar
30/10 14:00
Top News – Protestuesit duan dorëheqjet e ministrave. Nga detyra largohet drejtori i policisë
30/10 14:00
Top News – Kush e vrau Arlinda Zekajn / Qendra sociale, prokuroria e policia…të gjithë gabuan
30/10 13:07
Top News – Institucionet nuk vepruan. Por Gërvalla nuk jep dorëheqjen për vrasjen e Arlinda Zekajt
30/10 13:07
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë! Ministrat nuk japin dorëheqjen
30/10 12:44