Thyen këmbën në mal/ Alpinistët u bllokuan në malin pranë Gjirokastrës. Udhëtimi sfilitës me barrelë
08/02/2021 12:32

Në majën e malit të Stugarës, një grup alpinistësh kanë ngelur të bllokuar pasi një i ri është aksidentuar dhe ka thyer pjesën e këmbës nën gju. Ata janë detyruar ta transportojnë për më shumë se një orë e 30 minuta përmes kreshtës së Murganës ndërsa forcat e policisë dhe të zjarrfikëses ju kanë ardhur në ndihmë nga toka përmes ngjitjes së këtij shpati. “U përplas tek shkëmbi, ju afruam direkt, kishte goditur dhe kishte thyer komplet pjesën e gjurit. Kemi marrë në telefon 127-ën policinë dhe emergjencat civile dhe po prisnim që të na vinin me helikopter sepse terreni ishte tepër i vështirë për të zbritur sepse ishim afër majës”, tregojnë alpinistët që ndihmuan të aksidentuarin “Katër orë. Ndihma u mundua por sado ishte larg sepse ishim pothuajse afër majës dhe terreni shumë i vështirë. Me vështirësi, shyqyr zotit ja dolëm”. “Rrëshqiti djali, ne po mundoheshim ta zbrisnim poshtë, lajmëruam policinë, qeverinë. Pritëm helikopter dhe ajo na pengoi shumë, do ta kishim prurë më shpejt djalin, nuk na erdhën”. Ndërkaq ndërhyrja nga ajri me helikopter rezultoi e pamundur për shkak të erës së fortë në majën e Stugarës por edhe mbërritjes ngadalë të errësirës si dhe kushteve të papërshtatshme për të ulur helikopterin sipas autoriteteve. Kujtim Bizhga shef i shërbimit zjarrfikës tregon: “Ishte problematike sepse alpinistët kishin ikur në një lartësi shumë të madhe, atje ku duket dëbora dhe gjatë ngjitjes, një nga alpinistët kishte thyer këmbën. Menjëherë pas ngjarjes filluan problemet për shëndetin e tij për arsye se frakturat japin temperaturë dhe ethe. Zbritja ishte shumë e vështirë prej terrenit dhe faktit që po transportohej me mjete rrethanore për shkak se alpinistët nuk kishin as barrelë dhe asgjë tjetër”. Një numër forcash zjarrfikëse dhe të policisë së rendit u përfshinë në këtë operacion por vlen të theksohet se gjysma e ndërhyrjes është realizuar nga vetë alpinistët të cilët sajuan një barrelë me mjete rrethanore dhe e kanë rrëshqitur të aksidentuarin Ergys Koçi për dy orë përgjatë kreshtës së malit të Murganës deri në takimin me forcat e zjarrfikëseve dhe të policisë.

Top News – Goditet grupi kriminal në Fier/ Shpërndanin kanabis nëpër shkolla, 4 në pranga
06/11 10:45
Top News – Zbatimi i ligjit dhe korrupsioni. Sfidat e klimës së biznesit në Shqipëri sipas KE
06/11 10:05
Top News – Aktiviteti i Bankës së Zhvillimit. KE kërkon mbikëqyrje të plotë nga Banka e Shqipërisë
06/11 09:52
Top Channel/ Protesta mbyllet paqësisht, kërkohen dy tubime kombëtare në javë
05/11 23:46
Top Channel / Polemika te Komisioni i Kulturës, Zhupa dhe Gonxhe shkëmbejnë replika
05/11 19:52
Top Channel / Debate për buxhetin e shëndetësisë, socialistët miratojnë 117.8 miliardë lekë
05/11 19:50
Top Channel / BKH heton trenin e Syrit të Kaltër, verifikohet leja e Kumbaros
05/11 19:46
Top Channel / Asambleja e PS më 14 nëntor, fokusi te zgjedhjet, Veliaj dhe qeveria
05/11 19:34
Top News- Planifikoi vrasjen e Ervis Martinajt, SPAK jep pretencën për Leonard Dukën
05/11 19:00
Top News – Të hetohet ‘Specialja’/ ‘Liria ka Emër’ dorëzon kërkesën te Parlamenti Europian
05/11 17:46
Top News-Treni i Kumbaros te Syri i Kaltër/BKH bastis banesën e nënkryetarit të bashkisë së Sarandës
05/11 16:44
Top News – ‘Protesta’ shkon në Kushtetuese. Studentët çojnë paketën ‘antidhunë’ të qeverisë
05/11 16:39
Top Channel/ “Jam vesh me trëndafila sot”, Kryemadhi del nga GJKKO, zbulon ç’ndodhi në seancë
05/11 16:24
Top Channel/ Irani, sulme përtej Lindjes së Mesme? REL: Sa rrezikohet Europa!
05/11 16:22
Top Channel/ “Habibi, me ty do bëj betimin”: Senatori parë mysliman vë në lojë JD Vance!
05/11 16:22
Top Channel/ Debati për pensionet e shqiptarëve. Ligji grek penalizon emigrantët, kërkohet ndryshim
05/11 15:59
Top Channel/ Tirana pasurohet, qarqet mbeten pas. Kryeqyteti prodhon gati gjysmën e ekonomisë
05/11 15:54
Top Channel/ “Plumbi i Artë”, 302 vite burg. SPAK kërkon 38 vite burg për tre të penduarit
05/11 15:32
Top News – ‘Po përgjohëm në qeli’. Akuza e Metës në GJKKO, gjykata i rrëzon dy kërkesa
05/11 15:30
Top Channel/ Tritol makinës në Elbasan. Shpërthim eksplozivi, digjet makina e një gruaje
05/11 15:22