Thuhet se bën jetë luksoze, Shyhrete Behluli ka një përgjigje: Nuk fitoj aq sa mendojnë njerëzit!
11/06/2019 19:05

Këngëtarja e njohur kosovare, Shyhrete Behluli dhe nusja e saj Learta Jakupi, ishin të ftuara në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të folur mbi bashkëpunimin e tyre të parë muzikor dhe për të treguar më shumë nga jeta familjare. Shyhretja tregoi se në familjen e tyre të madhe, marrëdhëniet mes njëri-tjetrit janë shumë të mira, e në fakt kjo u vërtetua edhe nga sfida vjehrrë- nuse që u kalua më shumë sukses nga të dyja. Në vijim të bisedës për karrierën, Shyhretja tregoi se këngën e ka pasion, duke pranuar më pas që fatmirësisht merr edhe të ardhura të mira nga ky profesion. “Falë Zotit kemi edhe të ardhura të mira prej këngës, jo aq sa mendojnë njerëzit, por për një jetë mesatare normale”, tha ajo. E teksa Bieta e ngacmoi duke i thënë se njerëzit mendojnë se familja e tyre është shumë e pasur, Shyhretja qeshi e më pas theksoi se për të është shumë më e rëndësishme harmonia familjare se sa të mirat materiale. “Nuk mendoj asnjëherë për pasuri se kam dëshirë që së pari të kem një familje të shëndoshë e të jemi mirë me shëndetin, se pasuria nuk ka skaj. Nuk kërkoj të kem shumë, kërkoj të kem harmoni në familje e kjo është në rend të parë. Për të tjerat, çfarë të sjellë Zoti, janë të mirëseardhura”, përfundoi ajo.

Top Channel/ “Shaje Gjestin, ulu në gjunjë dhe…”, Jozi tregon pse dhunoi Edin e Përputhen
04/09 20:43
Top Channel/ Ariana Grande i jep lamtumirën skenës mes lotësh, deklarata e saj emocionon fansat
02/09 23:05
Top Channel/ “Nuk kam kohë të plakem”, zbulohen fjalët e fundit të artistes ikonike para vdekjes
26/08 21:49
Top Channel/ “Ma shpifni”, ish-moderatorja e “Goca dhe Gra” ‘shpërthen’: Meshkuj, do ju fëlliq
26/08 19:42
Top Channel/ Ish-moderatorja e Goca dhe Gra ‘shpërthen’ në rrjetet sociale: Meshkuj, ma shpifni
26/08 17:19
Top Channel/“Gjithë ditën kam pritur të vish”,ditëlindja e parë pa Shpatin, rrëfimi prekës i Selvisë
24/08 21:20
Top Channel/ Në lidhje me yllin e OnlyFans? Ylli i Arsenalit “kapet” nga fansat, zbulohet e vërteta
12/08 22:13
Top Channel/ Yamal tradhton të dashurën? Si qëndron e vërteta e fotove me vajzën misterioze në bikini
11/08 21:57
Top News – Ariana Grande ‘braktis’ karrierën. Aktorja dhe këngëtarja e mërzitur nga fama e madhe
03/08 13:19
Top News – Ndahet nga jeta ylli i ‘Jurassic Park’ / Aktori Sam Neill vdes në moshën 78 vjeçare
13/07 13:57
Top Channel/ Nga divorci me Elian dhe dhuna, te martesa me fotografen, ky është djali i Princ Lekës
11/07 10:08
Top News – Shuhet ylli i Popit Bonnie Tyler / Këngëtarja e ‘Eotal eclipse of the Heart’
09/07 15:14
Top Channel/ Qeni i sulmon pastruesen e shtëpisë, Chris Brown në telashe, urdhërohet të…
01/07 22:56
Top Channel/ Taylor Swift dhe Travis Kelce drejt martesës? Zbulohen detaje nga festa gjigante
26/06 20:03
Top Channel/ Ribashkohen Mateo dhe Brikena? Çfarë ndodhi në Top Arena mes ish-çiftit të BBVIP
22/06 22:31
Top Channel/ “Shëmtirë, idiote…”! “Shpërthejnë” ofendimet mes Zegjinesë e influenceres: Analfabete
09/06 13:20
Top Channel/ Ndahen Brikena dhe Mateo? Si qëndron e vërteta rreth ish-banorëve të BBVIP
29/05 21:53
Top Channel/ Puthje pasiononte, balerina shqiptare konfirmon lidhjen me këngëtaren italiane
18/05 21:33
Top News – Shakira shpallet e pafajshme. Fiton gjyqin me tatimet spanjolle, i kthehen 55 mln euro
18/05 18:49
Top News – ‘Nan’ gati për finalen e madhe. Eurovision 2026, Alis performon i pesti sonte
16/05 14:01