Policia/ Gjobiten 2606 qytetarë për mosmbajtje të maskës, 13 pronarë lokalesh me 1 mln lekë
09/02/2021 13:45

Në vendin tonë vijon thyerja e rregullave anticovid nga qytetarët, duke rritur edhe numrin e infektimeve me COVID. 2606 qytetarë janë gjobitur për mosmbajtje të maskës mbrëmjen e djeshme, 13 pronarë lokalesh janë gjobitur me 1 mln lekë për thyerje të rregullave anticovid. 61 shoferëve u janë pezulluar patentat pasi po lëviznin pas orës 22:00. Kurse 2 administratorë lokalesh janë ndëshkuar me pezullim të aktivitetit për 6 muaj, pasi janë konstatuar në shkelje të përsëritur. 41 prej shoferëve të ndëshkuar u është pezulluar patenta për tre vjet, kurse 52 të tjerë janë ndëshkuar me nga 10.000 lekë. Policia e Shtetit Intensifikohen kontrollet për zbatimin e masave anticovid. Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren, në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Gjatë mbrëmjes së djeshme, në Tiranë janë ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit, 61 drejtues mjetesh, të cilët u konstatuan duke lëvizur me mjet pas orës 22:00. Po në kuadër të monitorimit të zbatimit të masave anticovid, gjatë ditëve të fundit, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, për mosvendosjen e maskës, 2606 shtetas; 13 administratorë dhe pronarë lokalesh që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë janë ndëshkuar me nga 1.000.000 lekë; 2 administratorë lokalesh me pezullim të aktivitetit për 6 muaj, pasi janë konstatuar në shkelje të përsëritur; 41 drejtues mjetesh janë ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit për tre vjet,52 shtetas janë ndëshkuar me nga 10.000 lekë, pasi janë konstatuar duke lëvizur pas orës 22:00. Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, pas apelit dhe thirrjes drejtuar qytetarëve për respektim me rigorozitet të masave kufizuese anticovid, ka dalë sërish në terren për të monitoruar nga afër zbatimin e këtyre masave. Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat anticovid, pronarët dhe administratorët e lokaleve të zbatojnë protokollet e sigurisë, ndërsa drejtuesit e automjeteve të respektojnë orën policore, pasi kontrollet do intensifikohen akoma më tej, në bashkëpunim edhe me Task Forcën, për të bërë të mundur ndërprerjen e zinxhirit të infektimit të qytetarëve me COVID-19.

Top Channel/ Protesta mbyllet paqësisht, kërkohen dy tubime kombëtare në javë
05/11 23:46
Top Channel / Polemika te Komisioni i Kulturës, Zhupa dhe Gonxhe shkëmbejnë replika
05/11 19:52
Top Channel / Debate për buxhetin e shëndetësisë, socialistët miratojnë 117.8 miliardë lekë
05/11 19:50
Top Channel / BKH heton trenin e Syrit të Kaltër, verifikohet leja e Kumbaros
05/11 19:46
Top Channel / Asambleja e PS më 14 nëntor, fokusi te zgjedhjet, Veliaj dhe qeveria
05/11 19:34
Top News- Planifikoi vrasjen e Ervis Martinajt, SPAK jep pretencën për Leonard Dukën
05/11 19:00
Top News – Të hetohet ‘Specialja’/ ‘Liria ka Emër’ dorëzon kërkesën te Parlamenti Europian
05/11 17:46
Top News-Treni i Kumbaros te Syri i Kaltër/BKH bastis banesën e nënkryetarit të bashkisë së Sarandës
05/11 16:44
Top News – ‘Protesta’ shkon në Kushtetuese. Studentët çojnë paketën ‘antidhunë’ të qeverisë
05/11 16:39
Top Channel/ “Jam vesh me trëndafila sot”, Kryemadhi del nga GJKKO, zbulon ç’ndodhi në seancë
05/11 16:24
Top Channel/ Irani, sulme përtej Lindjes së Mesme? REL: Sa rrezikohet Europa!
05/11 16:22
Top Channel/ “Habibi, me ty do bëj betimin”: Senatori parë mysliman vë në lojë JD Vance!
05/11 16:22
Top Channel/ Debati për pensionet e shqiptarëve. Ligji grek penalizon emigrantët, kërkohet ndryshim
05/11 15:59
Top Channel/ Tirana pasurohet, qarqet mbeten pas. Kryeqyteti prodhon gati gjysmën e ekonomisë
05/11 15:54
Top Channel/ “Plumbi i Artë”, 302 vite burg. SPAK kërkon 38 vite burg për tre të penduarit
05/11 15:32
Top News – ‘Po përgjohëm në qeli’. Akuza e Metës në GJKKO, gjykata i rrëzon dy kërkesa
05/11 15:30
Top Channel/ Tritol makinës në Elbasan. Shpërthim eksplozivi, digjet makina e një gruaje
05/11 15:22
Top Channel/ Pallati shpallet i pabanueshëm. Dy viktima nga shpërthimi në Elbasan
05/11 15:20
Top News – ‘Jemi në kilometrin e fundit drejt BE’. Rama merr raportin, flet për dhunën në protesta
05/11 15:14
Top Channel/ Studentët çojnë qeverinë në gjyq, kërkohet pezullimi i gjobave në protesta
05/11 15:12