Po shembet rruga e “Salillarit”/ Vlorë, kompania mundohet të “fshehë” gropat, rrëshqitja vazhdon
12/01/2021 15:23

Një tjetër rrugë po shembet në Vlorë dhe sërish bëhet fjalë për një aks rrugor që mirëmbahet nga kompania “Salillari”. Në aksin nacional Vlorë – Orikum në vendin e quajtur “te Zhironi”, 7 km nga qyteti i Vlorës , rruga ka nisur të çahet në një pjesë të shtratit të saj menjëherë pas reshjeve të fundit. Në një gjatësi prej 100 metrash shtrati i rrugës po zhvendoset. Kjo rrugë është kontraktuar për 13.7 milionë euro që të mirëmbahet nga kompania “Salillari”. Por siç duket edhe nga pamjet, puna e mirëmbajtjes ka qenë aq e dobët ose ka munguar fare sa mjaftoi shiu i parë që skandali të dalë në dritë. Por edhe ndërhyrja aktuale sipas specialistëve është aspak sipas termave teknikë. Punonjësit e kompanisë “Salillari” janë duke hedhur zhavorr dhe beton në kanalin e sapo hapur të rrugës së çarë. Kjo mënyrë riparimi vetëm sa mbulon në sipërfaqe dëmet por rrëshqitja në themel të rrugës nuk evitohet. Të parët që e kanë vënë re punën “shkel e shko” të mirëmbajtjes janë pronarët e bizneseve që janë poshtë rrugës. Ai na shpjegon se kjo rrugë rrezikon seriozisht të shembet, edhe pse i është hedhur një cipë asfalt para disa kohësh rruga po shembet dita ditës. Ai na tregon edhe pjesën poshtë rrugës, ku muret e betonit që mbajnë rrugën janë fundosur nga ujërat e ditëve të fundit. E vetmja zgjidhje sipas banorit është vendosja e pilotave të betonit dhe jo mbushja e gropave, pasi shumë shpejt ky aks rrugor do të jetë i pakalueshëm nga shkarja e rrugës. Brenda pak ditëve, ky është skandali i dytë që ndodh me këtë aks nacional që duhet të mirëmbahet nga kompania “Salillari”. Për pesë vite ajo është paguar me 13.7 milionë euro për të mos lejuar të ndodhnin shembje të tilla. por si në Borsh, ashtu edhe në vendin e quajtur Zhiron, shembjet ndodhën, puna s’është kryer dhe paratë janë shpenzuar. Kontrolli i Larte i Shtetit ndërkohë ka nisur një hetim në lidhje me këtë kompani te cilës edhe me herët rrugët i janë shembur.

Top Channel/ Pamje të rralla! Mjegulla e dendur “pushton” Kukësin, vështirësi në qarkullim
07/11 10:01
Top Channel/ 77 kg kanabis, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak! Në pranga dy vëllezër
07/11 10:00
Top Channel/ Nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së në Korçë, dy kandidatë “kokë më kokë”
07/11 09:59
Top Channel/ Dhjetëra doza kokaine gati për shitje, arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë
07/11 09:59
Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48