"Nuk po ia dal më..." Këto janë fjalët e një nëne që prej vitesh mban e vetme mbi supe një barrë të jashtëzakonshme. Ajo kujdeset çdo ditë për bashkëshortin, për djalin me probleme të shëndetit mendor dhe për vjehrrën e verbër, ndërsa përpiqet të mbajë gjallë familjen mes vështirësive ekonomike dhe lodhjes së përditshme.