Dhuna ndaj të miturve gjatë protestës vjen në fokus të Fiks Fare. Pamjet e rënda të përplasjeve dhe mënyra e trajtimit të tyre ngrenë pyetje për veprimet e policisë dhe mbrojtjen e të drejtave të të miturve. Si u përfshinë të miturit në përplasje dhe çfarë ndodhi gjatë ndërhyrjes së policisë? Përtej tensioneve në rrugë, këto pamje kërkojnë sqarime mbi përdorimin e forcës dhe përgjegjësinë e punonjësve të policisë.