Deklaratat e Edi Ramës për protestat, studentët dhe mësuesit vijnë në fokus të Fiks Fare. Rama paralajmëron se mësuesit që kanë nxitur nxënësit të protestojnë nuk do të shohin më derën e shkollës. Në këtë pjesë, edhe reagimi i Avokatit të Popullit për rastin e Klevi Metajt, i cili mbahej i lidhur. Ahmet Prençi, komisioner dhe drejtues i Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës, e cilëson rastin shkelje dhe thekson përgjegjësinë e Policisë së Shtetit. "Fiks Fare", programi i parë investigativ në median shqiptare, fokusohet në korrupsionin dhe padrejtësitë, trafikimin dhe abuzimet me pushtetin, problemet ekonomike e sociale, si dhe hallet e ndryshme të njerëzve.