Klevi Metaj, student i Fakultetit Juridik që përfundoi në spital pas përplasjes me 6 policë, jep për Fiks Fare versionin e tij për ngjarjen. Në intervistë, i riu pretendon se u sulmua nga efektivët dhe se reagimi i tij ishte vetëmbrojtje. Duke rrëfyer atë që ndodhi Klevi, kundërshton pretendimin se kishte sharë punonjësit e policisë. Dëshmia e tij ngre dyshime mbi rrethanat e përplasjes dhe përdorimin e forcës ndaj tij.