Fiks Fare sjell shqetësimin e fermerëve të fshatit Adriatik në Fier, të cilët përballen me vështirësi në shitjen e prodhimit. Fermeri Fatmir tregon se ka rreth 25 tonë fasule të pashitura, ndërsa sasinë e shitur e ka dhënë me vetëm 120 lekë për kilogramë. Sipas fermerëve, tregtarët parapëlqejnë fasulet e importuara nga Egjipti. Çmimet e ulëta të shitjes dhe kostot e larta të farave dhe mjeteve bujqësore ua vështirësojnë sigurimin e fitimit.