“Nuk jemi huliganë, jemi këtu për të drejtat tona!” Kështu shprehet për Fiks Fare një i ri gjatë protestës, duke treguar çantën me libra që mban me vete. Vetëm pak minuta pas intervistës, ai përplaset në tokë nga policia. Sipas dëshmisë së tij, në momentin e ndërhyrjes nuk po bënte asgjë. Fiks Fare sjell deklaratën e të riut përpara ngjarjes dhe pamjet e asaj që ndodhi më pas. Nga apeli për të drejtat e tyre te ndërhyrja e policisë, ndiqni momentet që ngrenë pikëpyetje për trajtimin e protestuesit.