Fiks Fare sjell dokumente dhe biseda që ngrenë dyshime për regjistrime fiktive dhe trafikim të qenieve njerëzore në konviktet e Universitetit Bujqësor të Tiranës. Një student indian figuron i akomoduar që në gusht, ndërsa administrata pranon se ai ende nuk është paraqitur në godinë. Për vërtetimin e lëshuar, administratorja shprehet se “urdhri ka ardhur nga lart”.