Fiks Fare takon në Spitalin Ushtarak 19-vjeçarin me këmbën e thyer, videoja e të cilit bëri xhiron e rrjetit pas natës së parë të protestës. I riu, i sapodalë nga operacioni, thotë se nuk ishte pjesëmarrës në protestë, por kalimtar i rastit. Ai u dhunua nga disa policë që aty pranë dhe rrëfen për Fiksin çfarë i ndodhi atë natë. "Fiks Fare", programi i parë investigativ në median shqiptare, fokusohet në korrupsionin dhe padrejtësitë, trafikimin dhe abuzimet me pushtetin, problemet ekonomike e sociale, si dhe hallet e ndryshme të njerëzve.