Një banor i fshatit Mollas, në Cërrik, denoncon ndërhyrjen e një firme private në pronën e tij, duke pretenduar se punimet për shtrirjen e një linje elektrike janë kryer pa marrë më parë aprovimin e tij. Sali Broshka, pronar i tokës, thotë se në momentin kur janë kryer punimet ai nuk ndodhej në zonë dhe se askush nuk e kishte kontaktuar apo informuar për ndërhyrjen. Sipas tij, linja elektrike është shtrirë shumë pranë pemëve të mbjella në bahçen e tij, duke i shkaktuar shqetësim për pronën dhe sigurinë.