Ndërtimi i spitalit në Fier/ Subashi takim me pronarët e tokës: Ligji s’kërkon pëlqimin tuaj
11/01/2021 13:11

Pronarët e tokave që do të shpronësohen për t’i hapur rrugë ndërtimit të spitalit rajonal të premtuar nga presidenti i Turqisë nuk pranojnë të dorëzojnë tokat. “Toka është buka jonë, është mënyra e vetme e jetesës, nuk duam t’ia japim shtetit”, i thotë pronarët e tokave Armando Subashit, kryetarit të bashkisë Fier. “Ne nuk kemi tokë për të shitur. Nuk duam të na merret me dhunë”, thotë një qytetar. “Dëmshpërblimi do të jepet sipas ligjit. Ligji i shpronësimit nuk kërkon pëlqimin e pronarit, bëhet sipas afatit, pronarët marrin lekët dhe bëhet shpronësimi.”, sqaron Subashi. I pyetur nga pronarët e tokave se pse spitali do të bëhet në atë vend dhe jo diku tjetër, kryetari i bashkisë Fier, thotë: “U zgjodh ky varianti sepse është terren fushor,ndodhet pranë by-pass-it dhe pranë rrotontos, ku mund të vijnë më lehtë të gjithë. Bëhet fjalë për një vepër të madhe publike”. Pronarët shprehen të vendosur se nuk do të negociojnë në asnjë mënyrë për çmimin e tokave. “Nëse marr dëmshpërblimin, kur ato para do të mbarojnë, me çfarë do të jetoj unë, s’kam asnjë mënyrë tjetër banesë”, pyet një pronar i një prej tokave që përfshihen në planin e spitalit. “Unë jam i gatshëm të diskutoj, do të shikojmë sa toka prek gjurma e projektit, të shohim tokat e mbetura dhe të bëjmë dëmshpërblimin”, deklaron Subashi. Sa i përket çmimit për metër katror, Subashi thotë se po pret konfirmim nga ministria. Ndërkohë, banorët thonë se çmimi 2600 lekë për metër katror, është çmim qesharak.

Top Channel/ Protesta e 117, organizatorët: tubim në çdo seancë parlamenti
24/09 23:19
Top News- Vjen reagimi i parë nga Italia për Vlora Hysenin, ambasadori flet nga Korça
24/09 22:12
Top Channel/ Ambasadori italian jep lajmin e mirë: Do hapim 700 vende të reja pune në Shqipëri
24/09 22:06
Top News- Plagoset i riu pse kërkoi hakun e punës, kërcet arma në një servis në Lezhë
24/09 21:23
Top Channel/ Pa rampa, të izoluar në qytet! Personat me aftësi të kufizuara kërkojnë shërbime
24/09 20:08
Top Channel/ Tmerr në Lezhë, plumba punëtorit pasi s’duan të paguajnë shërbimin për makinën
24/09 20:07
Top News – Arrestimi i Vlora Hysenit, javën e ardhshme mblidhet Këshilli i Sigurimit Kombëtar
24/09 19:44
Top Channel/ “Askush s’i fiku radarët për mua”,Monika Kryemadhi batuta nga SPAK: Për rrahje zemre…
24/09 17:53
Top News – ‘Shantazhoi gazetarët’ / Berisha: Vlora Hyseni do shantazhojë dhe gjyqtarët
24/09 17:50
Top News – Paraburgimet sipas modelit të KiE. PS ka gati ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale
24/09 17:30
Top Channel/ Avokatët bojkotojnë gjyqet. Vendimi prek dhe GJKKO
24/09 15:43
Top Channel/ Shtyhet sërish gjyqi i Metës. Avokatët bojkotojnë seancën në GJKKO
24/09 15:35
Top News – GJKKO lë në arrest shtëpie Vlora Hysenin…
24/09 15:26
Top Channel/ Prrenjasi,“kundër” Librazhdit.Të 17 këshilltarët votojnë kundër bashkimit me Librazhdin
24/09 15:21
Top News – Pas shkarkimit të shefes së SHISH/ Begaj mbledh ‘kupolën’ e sigurisë në Presidencë
24/09 15:20
Top News – Të ndarë te Vlora… Por PS dhe PD i bashkon misioni paqeruajtës në Gaza
24/09 15:15
Top News- Ekstradohen nga Italia, Zvicra e Spanja/ 4 të dënuar për vepra të ndryshme në pranga
24/09 15:11
Top Channel/ Protestë për Vlora Hysenin. Protestuesit përplasen me policinë jashtë Kuvendit
24/09 15:10
Top Channel/ Hyseni përplaset me gazetaren. AGSH dënon deklaratën ndaj Klodiana Lalës
24/09 15:05
Top News – Formon Kubin e Rubikut në 4 sekonda / Gjashtë vjeçarja kineze thyen çdo rekord botëror
24/09 15:04