Lironin të burgosurit/ Arrestohet Gjyqtarja e Krujës, sekretarja dhe një avokat
11/02/2021 15:18

E kthyer në simbolin e gjyqtarëve që hapin dyert e burgut për të dënuarit e përjetshëm , Enkelejda Hoxha ra në rrjetat e SPAK së bashku me nëntë persona të tjerë që në bashkëpunim me njëri tjetrin po tentonin të hapnin dyert e qelive për një tjetër të dënuar në Fushë Krujë. Gjyqtarja , eksperti mjeko ligjo, avokati , kryesekretarja e gjykatës dhe familjarët e të dënuarit Saimir Petani, u bënë bashkë me qëllimin për ti zbutur atij dënimin. Duke shfrytëzuar afrimitetin me Enkelejda Hoxhën , avokati Aldo Tabaku sipas përgjimeve të Spak se ka ndikuar tek gjyqtarja Hoxha e cila nën këtë influence i zbriti të dënuarit 6 muaj burgim , për shumën e 6 mijë eurove. Burimet shtojnë për TCH se përgjimet u miratuan ndaj gjyqtares pasi ajo shpalli lirimin e Endrit Dokles një i dënuar i përjetshëm, kurse njëjtë kishte vepruar edhe për dy të dënuar të tjerë. Spak ka dyshime se gjyqtarja u përdor nga avokati që kishte ndërhyre edhe për zbritjen e dënimit të Gentjan Nezaj një i implikuar në çështje droge, kërkesa e të cilit u refuzua nga gjyqtarja për shkak të mosmarrveshjeve. Ka dyshime se të afërmit e Saimir Petanit kishin kërkuar borxhe për të shlyer detyrimin, ndërsa avokati me shumë mundësi i jepte gjyqtares shuma të paperfillshme nga sa te interesuarit e paguanin realisht. Gjatë përgjimeve edhe sekretares se gjykatës , me rol për të caktuar Enkelejda Hoxhën ne si gjyqtare kërkesash të tilla , SPAK ra në gjurmet e nje tjeter afere korruptive qe nuk ka lidhje me hetimin për të burgosurit. Burimet tregojne se sekretarja e pergjuar ne një moment telefonoi nje mjek per te kuruar te emen dhe ka dyshime se ajo pagoi 2 mije euro per kete sherbim. Kardiokirurgu se bashku me dy punonjëse të tjera i shpëtuan arrestit per shkak te mungeses se rrezikshmerise dhe ndaj tyre gjykata vendosi me kërkese të SPAK masen e pezullimit nga detyra dhe detyrimit me paraqitje.

Top Channel/ Protesta mbyllet paqësisht, kërkohen dy tubime kombëtare në javë
05/11 23:46
Top Channel / Polemika te Komisioni i Kulturës, Zhupa dhe Gonxhe shkëmbejnë replika
05/11 19:52
Top Channel / Debate për buxhetin e shëndetësisë, socialistët miratojnë 117.8 miliardë lekë
05/11 19:50
Top Channel / BKH heton trenin e Syrit të Kaltër, verifikohet leja e Kumbaros
05/11 19:46
Top Channel / Asambleja e PS më 14 nëntor, fokusi te zgjedhjet, Veliaj dhe qeveria
05/11 19:34
Top News- Planifikoi vrasjen e Ervis Martinajt, SPAK jep pretencën për Leonard Dukën
05/11 19:00
Top News – Të hetohet ‘Specialja’/ ‘Liria ka Emër’ dorëzon kërkesën te Parlamenti Europian
05/11 17:46
Top News-Treni i Kumbaros te Syri i Kaltër/BKH bastis banesën e nënkryetarit të bashkisë së Sarandës
05/11 16:44
Top News – ‘Protesta’ shkon në Kushtetuese. Studentët çojnë paketën ‘antidhunë’ të qeverisë
05/11 16:39
Top Channel/ “Jam vesh me trëndafila sot”, Kryemadhi del nga GJKKO, zbulon ç’ndodhi në seancë
05/11 16:24
Top Channel/ Irani, sulme përtej Lindjes së Mesme? REL: Sa rrezikohet Europa!
05/11 16:22
Top Channel/ “Habibi, me ty do bëj betimin”: Senatori parë mysliman vë në lojë JD Vance!
05/11 16:22
Top Channel/ Debati për pensionet e shqiptarëve. Ligji grek penalizon emigrantët, kërkohet ndryshim
05/11 15:59
Top Channel/ Tirana pasurohet, qarqet mbeten pas. Kryeqyteti prodhon gati gjysmën e ekonomisë
05/11 15:54
Top Channel/ “Plumbi i Artë”, 302 vite burg. SPAK kërkon 38 vite burg për tre të penduarit
05/11 15:32
Top News – ‘Po përgjohëm në qeli’. Akuza e Metës në GJKKO, gjykata i rrëzon dy kërkesa
05/11 15:30
Top Channel/ Tritol makinës në Elbasan. Shpërthim eksplozivi, digjet makina e një gruaje
05/11 15:22
Top Channel/ Pallati shpallet i pabanueshëm. Dy viktima nga shpërthimi në Elbasan
05/11 15:20
Top News – ‘Jemi në kilometrin e fundit drejt BE’. Rama merr raportin, flet për dhunën në protesta
05/11 15:14
Top Channel/ Studentët çojnë qeverinë në gjyq, kërkohet pezullimi i gjobave në protesta
05/11 15:12