Kryebashkiaku vizitë në shtëpitë e reja të Hamdi dhe Genc Allmuçës në Baldushk
12/01/2021 13:05

Që prej rehabilitimit të lumit të Tiranës, qytetarët e Njësive 4, 8, 9 e 11 kanë shpëtuar nga përmbytjet pas çdo reshje shiu. Nga fshati Mumajes i Baldushkut, ku vizitoi familjet e Hamid dhe Genc Allmuçës, të cilat kanë hyrë në banesat e reja të rindërtuara pas tërmetit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj,kujtoi se çfarë ndodhte me zonën e bregut të lumit pak vite më parë, sa herë binte shi, dhe pse sot ajo zonë nuk përmbytet më, pas investimit në lumin e Tiranës. “Përpara 5 vitesh, kur Tiranën e kishin këta që sot bëjnë gam-gam nga Gjiri i Lalzit, përmbyteshin Bregu i Lumit dhe Njësitë 4, 8, 9 e 11. Uji vinte deri te“Siri Kodra” e në Laprakë, kurse Tirana mbante erë. Është shumë kollaj të shash, por është më e vështirë të ndërtosh, të pastrosh, të ndihmosh njerëzit, t’i zhvendosësh në zona që nuk përmbyten, t’i kompensosh edhe për përmbytjet që kanë ndodhur në kohën e atyre të Lalzit. Por, e rëndësishme është se nuk duhet të harrojmë ku kemi qenë e ku jemi sot. Në këto 100 ditë,mesazhi im është ky: me dashuri dhe shpresë do t’i mundim ata që përçajnë me frikë e mllef. Ne nuk e ndalojmë dot natyrën, por mund të ndalojmë gjumin, përtacinë dhe indiferencën”, tha Veliaj. Kryebashkiaku shtoi se deri në 25 prill beteja zhvillohet mes atyre që japin zgjidhje dhe atyre që flenë gjumë. “Është betejë midis një filozofie që thotë ku ka sfidë duhet të japim zgjidhje – si kryeministri që gjeti zgjidhje me vaksinat e para, apo kur ra tërmeti,ngriti shtetin në këmbë – dhe filozofisë së gjumit, të atij që s’la një gjurmë në Tiranë, nuk bëri një shkollë e nuk nguli një gozhdë. Përballja e madhe është midis skuadrës së shpresës dhe skuadrës së frikës”, tha ai. Veliaj deklaroi se ky është 100 ditëshi i shpresës për vaksinën dhe rindërtimin. “Shpresa fiton mbi frikën, pasioni fiton mbi mllefin, dashuria fiton mbi urrejtjen! Ky 100 ditësh do të jetë vërtet 100 ditëshi i shpresës për vaksinën, për të ndërtuar shtëpitë e tërmetit, i shpresës për t’u ringritur”, tha ai. Deputeti i PS, Xhemal Qefalia u shpreh se për rindërtimin po bëhet një punë e jashtëzakonshme. “Po punohet përditë, njerëzit po hyjnë në shtëpitë e reja dhe ky është lajm i mirë. Ata e dinë shumë mirë kush punon dhe kush flet dhe flet gjumë”, deklaroi ai. Krahas familjeve të Hamid dhe Genc Allmucës, edhe familjet e tjera do të hyjnë shpejt në banesat e reja. Aktualisht, Baldushku është kthyer në kantier si për rindërtimin e banesave të reja, ashtu edhe për rikonstruksionin e atyre që u dëmtuan nga tërmeti.

Top Channel/ Pamje të rralla! Mjegulla e dendur “pushton” Kukësin, vështirësi në qarkullim
07/11 10:01
Top Channel/ 77 kg kanabis, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak! Në pranga dy vëllezër
07/11 10:00
Top Channel/ Nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së në Korçë, dy kandidatë “kokë më kokë”
07/11 09:59
Top Channel/ Dhjetëra doza kokaine gati për shitje, arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë
07/11 09:59
Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48