Këtë të shtunë duhej të luhej java e dytë e Kategorisë Superiore per sezonin 2020/2021, por edhe kjo fundjavë e gjeti Shqipërinë pa futboll. Në 5 stadiume të vendit skuadrat zbritën në fushën e lojës, por vetëm për të protestuar për realizimin e kërkësave të tyre. Kapitenët e secilës prej skuadrave lexuan mesazhet e tyre ku bëhej edhe një apel në drejtim të kryeministrit Edi Rama për të mbështetur Ligën e futbollit