Një paciente denoncon një problem pas vendosjes së implanteve dentare.Në redaksinë e Fiks Fare mbërriti ankesa e një qytetareje, e cila pretendon se pas vendosjes së dy implanteve dentare ka pasur probleme, pasi sipas saj "kocka nuk i mbante".Ajo tregon historinë e saj, shumën e paguar për trajtimin dhe kërkesën që ka ndaj dentistit për t'i kthyer paratë. Sipas pacientes, edhe pas masës së marrë nga Urdhri i Stomatologut, çështja financiare ende nuk është zgjidhur.